Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbulohet grupi kriminal ndërkombëtar: 22 të dyshuar për trafik droge nga Amerika e Jugut në Kosovë

Qendra.Info ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ku detajohen veprimet e një grupi kriminal prej 22 personash të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Valon Arifi by Valon Arifi
04/06/2025
in Lajme
0
Zbulohet grupi kriminal ndërkombëtar: 22 të dyshuar për trafik droge nga Amerika e Jugut në Kosovë
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra.Info ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ku detajohen veprimet e një grupi kriminal prej 22 personash të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit vepronin si një rrjet i organizuar kriminal, duke porositur substanca narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe marihuanë nga Amerika e Jugut, Irani dhe Turqia, me destinacion përfundimtar Kosovën.

“Aktivitetin e tyre kriminal e realizojnë fillimisht duke aranzhuar porositë e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe përmes pjesëtarëve të grupit sigurohen që narkotikët të fshihen në kontejnerë të ndryshëm për transport mallrash, në anije, kamionë, si dhe vetura të pajisura me bunkerë të posaçëm,” thuhet në dosje.

Rruga e shpërndarjes përfshin porte detare dhe rrugë tokësore përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deri në Kosovë. Prokuroria thekson se pas hyrjes në Kosovë, një pjesë e narkotikëve përzihej me substanca si sodë buke dhe elementë të tjerë për të shtuar volumin, e më pas trafikohej në vende të tjera evropiane si Serbia, Bosnja, Kroacia, Gjermania dhe Zvicra.

Një sasi e konsiderueshme e drogës, sipas autoriteteve, shitej edhe brenda territorit të Kosovës.

Në dokument thuhet se grupi nuk heziton të përdorë metoda ekstreme për të realizuar trafikun, përfshirë korrupsionin ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe, në raste të caktuara, eliminimin fizik të anëtarëve të grupit që devijojnë nga planet.

“Të pandehurit nuk kursejnë asnjë mjet për të arritur qëllimin, qoftë duke korruptuar zyrtarë shtetërorë, e në raste të caktuara edhe duke eliminuar fizikisht ndonjë anëtar të grupit nëse ai nuk vepron sipas udhëzimeve të grupit të organizuar kriminal”, thuhet më tej.

Të arrestuarit në këtë rast janë:

Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigrani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.

Qendra.Info do të vazhdojë të raportojë zhvillimet rreth këtij rasti.

Related

Previous Post

Rikthimi i shumëpritur i Armend Rexhepagiqit, sot lansohet albumi ‘Dashni e vjetër’

Next Post

Mblidhet këshilli drejtues i PDK: Paralajmërohet se do të merren vendime të rëndësishme

Next Post
Mblidhet këshilli drejtues i PDK: Paralajmërohet se do të merren vendime të rëndësishme

Mblidhet këshilli drejtues i PDK: Paralajmërohet se do të merren vendime të rëndësishme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.