Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Deputetja gjermane përjashtohet nga parlamenti për mbajtjen e bluzës me mbishkrimin “Palestinë”

Një debat për shprehjen politike në parlamentin gjerman përfundoi me përjashtimin e deputetes së Partisë së Majtë, Cansin Kokturk, nga salla plenare e Bundestagut, pasi ajo refuzoi të hiqte bluzën me mbishkrimin “Palestinë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Valon Arifi by Valon Arifi
05/06/2025
in Lajme
0
Deputetja gjermane përjashtohet nga parlamenti për mbajtjen e bluzës me mbishkrimin “Palestinë”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Bundestagut, Julia Klockner, ndërhyri gjatë seancës së së mërkurës, duke e konsideruar veshjen e Kokturk si një deklaratë politike të papërshtatshme për ambientin parlamentar. Klockner theksoi se rregullat e parlamentit ndalojnë shfaqjen e mesazheve politike përmes veshjes gjatë seancave.

“I kërkova zonjës Köktürk të ndërrojë bluzën, por ajo refuzoi, ndaj më duhet ta largoj nga salla,” deklaroi Klockner, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të Dhomës.

Ky nuk është incidenti i parë ku deputetja Köktürk tërheq vëmendjen për simbolikën e saj politike. Në ditën e saj të parë në Bundestag, ajo kishte veshur një shall tradicional palestinez, gjë që nxiti reagime të ashpra nga konservatorët e CDU-së, të cilët kërkuan ndalimin e simboleve të tilla në sallën plenare.

Rasti ka ndezur një debat të gjerë për kufijtë mes lirisë së shprehjes dhe respektimit të neutralitetit institucional. Disa kritikë mendojnë se rregullat janë zbatuar në mënyrë selektive dhe padrejtësisht ndaj kauzave të caktuara.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në parlamentin gjerman: në vitin 2017, një vajzë 13-vjeçare u detyrua të mbulonte bluzën me sloganin “Mirë se vini, refugjatë”; në vitin 2009, një student u përjashtua për një bluzë me mbishkrimin “Bëni dashuri, jo luftë”; dhe deputeti Marcel Bauer është nxjerrë disa herë nga salla për refuzimin e heqjes së beretës së tij të zezë.

Related

Previous Post

Fushë Kosovë: 68-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Next Post

Organizohen “Tifozat Kuq e Zi”, ndeshjen e shikojnë jashtë stadiumit në Tiranë

Next Post
Organizohen “Tifozat Kuq e Zi”, ndeshjen e shikojnë jashtë stadiumit në Tiranë

Organizohen “Tifozat Kuq e Zi”, ndeshjen e shikojnë jashtë stadiumit në Tiranë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.