Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pamje tronditëse. Shihni se si rrëmbehet nga çeçenët në mes të rrugës dhe futet në bagazh biznesmeni në Moskë!

Valon Arifi by Valon Arifi
05/06/2025
in Lajme
0
Pamje tronditëse. Shihni se si rrëmbehet nga çeçenët në mes të rrugës dhe futet në bagazh biznesmeni në Moskë!
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Moskë- Sipërmarrësi rus 39-vjeçar i teknologjisë, Areg Shchepikhin, i cili kishte publikuar disa komente kritike në rrjetet sociale për çeçenët etnikë dhe Islamin, u rrëmbye në mes të ditës nga një stacion hekurudhor qendror i Moskës të martën.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan disa burra me mjekër dhe të veshur me kostume duke e tërhequr Shchepikhin jashtë hollit të stacionit Yaroslavsky për ta futur në bagazhin e një SUV-i përpara se të largoheshin.

Kjo ndodhi në sy të dëshmitarëve dhe personelit të sigurisë që shikonin dhe nuk ndërhynin.

Policia e Moskës tha se njësia e saj kishte nisur një hetim mbi videot që tregonin “akte të paligjshme kundër personit”.

Në një postim të bërë më herët në Instagram, Shchepikhin sulmoi me fjalë të ashpra çeçenët dhe Islamin, duke thënë: “E kam dhj*rë Allahun tuaj, Kuranin tuaj dhe gjithçka që ju e konsideroni të shenjtë”.

Kanali në Telegram “Baza”, i cili pretendon të ketë lidhje me shërbimet e sigurisë të Rusisë, shkroi se Shchepikhin u rrëmbye disa minuta pasi postoi një nga videot e tij të fundit, të cilat mund t’u kenë lejuar rrëmbyesve të dyshuar të identifikonin vendndodhjen e tij.

Related

Previous Post

Organizohen “Tifozat Kuq e Zi”, ndeshjen e shikojnë jashtë stadiumit në Tiranë

Next Post

Arianit Koci proteston para Kuvendit, kërkon që deputetët të merren vesh

Next Post
Arianit Koci proteston para Kuvendit, kërkon që deputetët të merren vesh

Arianit Koci proteston para Kuvendit, kërkon që deputetët të merren vesh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.