Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Liria ka emër” paralajmëron protesta, numëron shkeljet e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

“Liria ka emër” mbajti sot një konferencë për media, ku theksoi nevojën për një proces gjyqësor të paanshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u gjykuar në Hagë.

10/06/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
“Liria ka emër” paralajmëron protesta, numëron shkeljet e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se duhet të ngrihet zëri kundër padrejtësive.

“Jemi këtu për të shprehur shqetësimin tonë për shkeljen e të drejtave të njeriut për Gjykatën e Hagës. Kosova e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale me besimin se do të përcjellen në veprim nga standardet evropiane, megjithatë procesi që është zhvilluar për më shumë se 4 vjet ka qenë larg standardeve evropiane. Shkelja e Kushtetutës së Kosovës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë alarmante.

Sot kur procesi po shkon drejt përfundimit, kur Prokuroria ka përmbyllur parqitjen e provave, këto shkelje duhet të evidentohen, të ngrihet zëri kundër padrejtësisë. Gjitha këto shkelje, nga mohimi i të drejtave themelore, vonesat e pajustifikueshme në proces, tregon se procesi ka devijuar nga rruga e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm. Kërkojmë të rishqyrtohen praktikat e kësaj gjykate, të sigurohet respektimi i Kushtetutës. Procesi të zhvillohet mbi bazën e drejtësisë, jo të paragjykimeve”, tha ai

“U bëjmë thirrje shteteve financuese që të marrin përgjegjësinë institucionale e morale për të garantuar që puna e Gjykatës të jetë në përputhje me parimet themelore të drejtësisë, e jo të ndikohet nga interesat apo agjenda politike. Kjo nuk është përpjekje për të ndërhyrë në drejtësi, por kërkesë që drejtësia të zbatohet në përputhje me parimet e standardet evropiane”, tha më tutje Tasholli.

Ai paralajmëroi se në të ardhmen, nëse nuk ka ndryshime, mbetet i hapur opsioni për protestë.

“Zakonisht ne kemi mekanizma qytetar për me iu përgjigj secilës padrejtësi, opsion është edhe protesta. Secila mundësi është e hapur, te shohim nëse diçka po ndërron për mirë, krejt rruga është e gabuar. Shpresojmë që nuk do të vazhdojë të ndodhin këto shkelje, opsionet e një përgjigje qytetare janë të hapura”, tha Tasholli.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, njëherësh deputeti Përparim Gruda, ka numëruar shkeljet.

“Gjykata Speciale që akuzon Thaçin dhe të tjerët është themeluar mbi raportin e Dick Martyt për Shtëpinë e Verdhë, dhe mbi këtë fakt është ndërtuar Gjykata. Kur është publikuar aktakuza me redaktimet që dihen, dhe sot në fund të procesit, nuk ekziston asnjë fjali për Shtëpinë e Verdhë”, tha ai.

“E dyta, ju e dini që Hashim Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, janë për më shumë se 4 vjet në paraburgim, nuk janë në burg. Prezumohen të pafajshëm ligjërisht, kjo është shkelje e standardeve për të drejtat e njeriut, shkelje e Kushtetutës, shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. E pabesueshme që një gjykatë në zemër të Evropës mban të akuzuarit 4 vjet në paraburgim”, deklaroi Gruda më tutje.

“Shkelja e tretë, është marrja e provave përmes Serbisë. Serbia është vend armiqësor ndaj Kosovës, dhe fakti që Prokuroria ka akses për të marrë prova, e mbrojtja nuk ka akses, sepse nuk ka kuptim, i vë në pozicion të pabarabartë”, tha ai.

“E katërta, në rastin e Salih Mustafës. Dhoma Kushtetuese ka refuzuar zbatimin e parimit lex mitior, zbatimi i ligjit më të favorshëm. Ky parim është pjesë e Kushtetutës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut. Kjo është bërë në emër të autonomisë, kundrejt rendit juridik”, shtoi Gruda.

“Është e rëndësishme që shoqëria kosovare, institucionet dhe kushdo të përmbahet nga ndërhyrja në punën e Gjykatës. E respektoj këtë parim të shenjtë, që Gjykatat duhet të jenë të lira dhe të pavarura. Duhet të ruhet pavarësia e Gjykatës. Por, asnjë shoqëri evropiane e lirë, nuk mohohet nga debati”, përfundoi Përparim Gruda./Periskopi/

Related

Previous Post

Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afro 18 mijë euro të padeklaruara

Next Post

Mot i nxehtë veror, me zhvillime të lehta pasdite – Ja si pritet të jetë dita e mërkurë në Kosovë dhe rajon

Next Post
Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në rajon

Mot i nxehtë veror, me zhvillime të lehta pasdite – Ja si pritet të jetë dita e mërkurë në Kosovë dhe rajon

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Si reagoi bota për sulmet izraelite në Iran?

Si reagoi bota për sulmet izraelite në Iran?

13/06/2025
Nga bunkerët në male, sabotimet e deri tek bombarduesit, si u përgatit Izraeli për sulmin ndaj Iranit

Nga bunkerët në male, sabotimet e deri tek bombarduesit, si u përgatit Izraeli për sulmin ndaj Iranit

13/06/2025
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në sulmet izraelite ndaj Iranit

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në sulmet izraelite ndaj Iranit

13/06/2025
Katër muaj pas zgjedhjeve, Kosova pa institucione të reja

Kuvendi i Kosovës drejt seancës së 31-të: Ende pa marrëveshje për konstituimin e legjislaturës së re

13/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Si reagoi bota për sulmet izraelite në Iran?

Si reagoi bota për sulmet izraelite në Iran?

13/06/2025
Nga bunkerët në male, sabotimet e deri tek bombarduesit, si u përgatit Izraeli për sulmin ndaj Iranit

Nga bunkerët në male, sabotimet e deri tek bombarduesit, si u përgatit Izraeli për sulmin ndaj Iranit

13/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info