Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Shkrihet” Albulena Haxhiu para liderit: Kur fliste Albini kishim sytë e veshët hapur

12/06/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
“Shkrihet” Albulena Haxhiu para liderit: Kur fliste Albini kishim sytë e veshët hapur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, iu bashkua shefit të saj të partisë, Albin Kurti, nënkryetarit Glauk Konjufca në një bisedë për të kujtuar 20-vjetorin e themelimit të partisë së tyre.

Haxhiu, duke treguar se si është regjistruar në këtë parti, tha se në fillimet e saj ka qenë sy e veshë ndaj fjalimeve të Albin Kurtit, ndërsa tha se kjo parti edhe e ka emancipuar.

Fillimisht, ajo foli për Vetëvendosjen duke thënë se nuk e sheh si parti të zakonshme. Në më shumë se një orë, katër udhëheqësit e partisë në pushtet që vloi nga skandalet, janë mburrur për punën e partisë dhe kanë kujtuar momentet e mira, përfshirë edhe aksionet që kanë bërë, por edhe momentet kur kanë shmangur arrestimet nga policia e Kosovës.

Ndërkaq Haxhiu duke treguar përulësinë para liderit, ka kujtuar se momentin e anëtarësimit nuk ishte e sigurt dhe ishte shprehur se “mos ndoshta po i pengoj këta” kur kishte bërë përpjekje të anëtarësohej.

“Vetëvendosje nuk ka qenë dhe nuk vazhdon të jetë thjesht si një parti politike e zakonshme. Shumë prej nesh e kanë parë si një hapësirë ku e kemi gjetur edhe zërin, formën dhe qëllimin tonë politik. Në vitin 2005 kur Vetëvendosje është themeluar s’kam qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pra formalisht. Sot këtu po e shoh personin që më ka bindur që të anëtarësohem në Vetëvendosje”.

“Isha në aktivitete dhe aksione si shumë të rinj të asaj kohe. E kujtoj që i kemi pasë sytë e veshët e hapur për të gjitha fjalimet që i ka mbajtur kryetari ynë, për të gjitha fjalimet që i kanë mbajtur themeluesit e Vetëvendosjes. Kosova ka qenë atëherë ende e brishtë, me dhimbjet e luftës, me institucione të dobëta, me sistem të drejtësisë të kontrolluar nga jashtë dhe me një kastë politike të pavizion, e korruptuar dhe më shumë probleme. Prandaj, Lëvizjen e kam parë që s’ka qenë parti e zakonshme politike, por si një reagim moral, qytetar e politik ndaj një gjendje të padrejtë”.

Më pas, Haxhiu tregoi se si shkoi para Konjufcës për të mbushur formularin dhe tregoi se e kishte një brengë – mos po i ngarkon me punë me anëtarësimin e saj.

“Anëtarësimi im ka ndodhur në shtatorin e vitit 2010 dhe për këtë është baca Zaim. Ai dhe babai im më kanë thënë se meqë ‘ti po merr pjesë në aksionet e Vetëvendosjes, në protesta, pse s’po shkon me u anëtarësu në Vetëvendosje’. Është shumë interesant sepse më vinte keq se thojsha mos po i rëndoj, mos po i ngarkoj këta shumë me punë e angazhime e me shku me thënë po du mu anëtarësu, d.m.th nuk e shihsha si dobi, por thojsha mos po i ngarkoj. Por, ja që në Pejton, jam pritur prej Glaukut dhe kur e kam mbushur formularin para Glaukut”.

Për Kurtin Haxhiu tha se e kishte frymëzim dhe se s’ishte e vetmja.

“Jam anëtarësuar në Vetëvendosje sepse kam besuar në figurën e Albinit. Albini për mua dhe shumë të tjerë ka qenë frymëzim dhe se bindjet e mia për barazi, për vetëvendosje, për drejtësi sociale i ka përfaqësuar edhe Lëvizja Vetëvendosje”.

Haxhiu tha se Vetëvendosje ka pasë rol edhe në barazinë gjinore dhe se “aktivistja e Vetëvendosjes ka arritur ta emancipojë shoqërinë”, duke treguar se edhe ato mund të protestojnë dhe të burgosen.

“Edhe unë vetë personalisht kam kaluar në një proces emancipimi gjatë kësaj periudhe kohore. Angazhimi në Lëvizjen Vetëvendosje më ka forcuar edhe si qytetare, më ka forcuar edhe si grua edhe si profesioniste, aktiviste e kështu me radhë”.

Related

Previous Post

ZKA gjen shkelje të mëdha në Ministrinë e Ejup Maqedoncit: Vonesa e probleme serioze me kontratat për furnizim

Next Post

Dhurata e Shën Valentinit që po bën xhiron e rrjetit

Next Post
Dhurata e Shën Valentinit që po bën xhiron e rrjetit

Dhurata e Shën Valentinit që po bën xhiron e rrjetit

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Këto janë simptomat që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

Këto janë simptomat që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

15/06/2025
Vitaminat e nevojshme për verën

Vitaminat e nevojshme për verën

15/06/2025
SAP: Inteligjenca Artificiale si Shtyllë Themelore e Transformimit Dixhital të Suksesshëm

SAP: Inteligjenca Artificiale si Shtyllë Themelore e Transformimit Dixhital të Suksesshëm

15/06/2025
Kupola e Hekurt e Izraelit: Roli Jetik i Telekomunikacioneve në Mbrojtjen Moderne

Kupola e Hekurt e Izraelit: Roli Jetik i Telekomunikacioneve në Mbrojtjen Moderne

15/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Këto janë simptomat që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

Këto janë simptomat që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

15/06/2025
Vitaminat e nevojshme për verën

Vitaminat e nevojshme për verën

15/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info