Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj.
Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, ka shkruar Ramosaj krahas postimit.
Ramosaj ka sqaruar edhe rrethanat e vdekjes së dyfishtë.
Ai tha shkurt se dyshohet që “quni ka rënë në bazen (pishinë) dhe nëna ka hy me shpëtu….”, tha Ramosaj për Gazetën Express.