Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Ekskluzive: Dosja e Prokurorisë ndaj avokatit Hana dhe instruktorit Islami për dallavere me pronën e RTP-së në Veternik

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Venhar Hana dhe Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) në lagjen Veternik të Prishtinës.

13/06/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
Ekskluzive: Dosja e Prokurorisë ndaj avokatit Hana dhe instruktorit Islami për dallavere me pronën e RTP-së në Veternik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Hana ka qenë subjekt i hulumtimit të rastit të një prone milionëshe në “Veternik”, i cili rast është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”, ku janë paraqitur prova për falsifikimet e pretenduara.

Lidhur me këtë kërkesë për caktimin e paraburgimit, pritet të mbahet seanca dëgjimore pranë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas kërkesës së Prokurorisë që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, të pandehurit Dritmir Islami, Venhar Hana dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar dyshohen se në bashkëkryerje kanë falsifikuar plotësisht aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit të datës 28.04.1976, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më tej thuhet se fillimisht, derisa Slavica Mikiq kishte synuar të rregullonte dokumentacionin e një prone (shtëpie/barake) në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, në fillim të vitit 2021, tashmë i ndjeri F.K. kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe e kishte bindur se do të aplikonte në emër të saj në Arkivin e Kosovës.

Gjithnjë sipas kërkesës, thuhet se për tërheqjen e dokumentacionit është pretenduar se është aplikuar dhe është siguruar një aktgjykim i Gjykatës së Prizrenit me shenjën …, i datës 28.04.1976. Ky dokument është vendosur në Arkivin e Kosovës në mënyrë të kundërligjshme. Pas vdekjes së F.K.-së, të pandehurit Venhar Hana dhe Dritmir Islami, edhe pse e dinin se Slavica Mikiq nuk kishte qenë pronare e kësaj prone dhe se aktgjykimi ishte i falsifikuar, kanë vazhduar veprimet.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Venhar Hana e njofton Slavica Mikiqin se toka është bartur në emër të saj dhe se ajo do të përfitonte një banesë dhe para në dorë. Më pas, Dritmir Islami shkon në shtëpinë e saj, e merr dhe bashkë me Hanën takohen në një kafiteri në lagjen Ulpiana. Pas konsultimeve, Slavica Mikiq shkon te noterja Valdete Ademi dhe me datë 21.05.2021 e autorizon Venhar Hanën që ta përfaqësojë pranë institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më pas Hana paraqet kërkesë në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër të Prishtinës, e cila dy herë e refuzon me arsyetimin se aktgjykimi është i paekzekutueshëm dhe i kundërligjshëm. Megjithatë, ai përsëri përdor aktgjykimin e falsifikuar dhe paraqet kërkesë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e cila më pas detyron Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër të Prishtinës që, duke u bazuar në këtë aktgjykim, të regjistrojë pronën në emër të Slavica Mikiq.

Kësisoj, në dosjen e Prokurorisë, shkruan se Mikiq ishte bërë pronare e tokës me sipërfaqe 3.92 hektarë në Veternik të Prishtinës, e cila ka qenë pronë e Radio Televizionit të Prishtinës, përkatësisht e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, me vlerë rreth 12 milionë euro.

Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, nga neni 390 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, si dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, sipas dosjes, ekziston dyshimi i arsyeshëm se gjatë vitit 2021, në Prishtinë, të pandehurit Slavica Mikiq dhe Venhar Hana, duke përdorur dokumentin e falsifikuar – aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit – kanë pretenduar se Mikiq ka fituar të drejtën për t’u bërë pronare e tokës në Veternik.
Në dosje sqarohet se edhe pse e dinte që dokumenti ishte i falsifikuar dhe se Slavica Mikiq nuk kishte qenë pronare, Hana, me autorizimin e saj, përsëri paraqet kërkesë në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prishtinë, ku kjo kërkesë i refuzohet. Më pas, përsëri duke përdorur aktgjykimin e falsifikuar, Hana paraqet kërkesë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e cila më 16.05.2022, me vendimin nr. ref. 03/141/22, e aprovon ankesën e paraqitur në emër të Mikiq.

Si rezultat, Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër detyrohet të regjistrojë pronën në emër të saj, duke e vënë në lajthim organin kompetent për të vërtetuar një çështje të pavërtetë në një dokument publik.

Me këto veprime, të pandehurit Slavica Mikiq dhe Venhar Hana dyshohen se kanë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, në dosje thuhet se ekziston dyshim i bazuar se gjatë viteve 2022 dhe 2023 në Prishtinë, të pandehurit Slavica Mikiq, Venhar Hana, Dritmir Islami dhe persona të tjerë që janë ende duke u identifikuar, në bashkëkryerje, me dashje dhe me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, kanë paraqitur fakte të rreme se prona me numër ngastre kadastrale P-71914075-00427-1, ZK Çagllavicë, me sipërfaqe 39,201 m², është në pronësi të Slavica Mikiq.

Tutje në dosje thuhet se Venhar Hana, si avokat me autorizim të përgjithshëm, të cilin e kishte siguruar me mashtrim nga Mikiq, ka paraqitur pronën tek noteri Sefedin Blakaj më 21.06.2022, ku më pas ajo është parcializuar dhe shitur te kompanitë “Wisdon Shpk”, “Korabi Shpk”, “Lirimi Group” dhe Bensnik Dushku, të cilët e kanë shitur më pas te persona të tretë.

Krejt kjo është bërë duke i shtyrë ata të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, përmes lidhjes së kontratave të shitblerjes së pronës së paluajtshme, nga të cilat të pandehurit kanë përfituar afro dy milionë euro.

Po ashtu, i pandehuri Dritmir Islami, duke përdorur autorizimin e të bashkëpandehurës Slavica Mikiq për qasje në llogarinë e saj bankare, ka pranuar dhe tërhequr shumën prej 189,300 euro, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.

Me këto veprime, në bashkëkryerje, Slavica Mikiq, Venhar Hana dhe Dritmir Islami dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 4 dhe paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndryshe “Betimi për Drejtësi”kishte raportuar lidhur me pronën tjetër në Veternik e ku janë paraqitur prova për falsifikime të pretenduara.

/BetimipërDrejtësi

Related

Previous Post

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që vdiq tragjikisht në Kotorr të Skenderajt

Next Post

Izraeli ndërtoi një bazë sekrete pranë Teheranit dhe çaktivizoi mbrojtjen ajrore të Iranit nga brenda

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Zbuloni mënyrat e thjeshta për të balancuar sheqerin në gjak

Zbuloni mënyrat e thjeshta për të balancuar sheqerin në gjak

14/06/2025
Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumon

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumon

14/06/2025
PDK cakton datën për Konventën Zgjedhore – Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK cakton datën për Konventën Zgjedhore – Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

14/06/2025
Mustafa: Qeveria e Unitetit, vështirë e arritshme – Institucionet politike kanë ngulfatë funksionimin e shtetit

Mustafa: Qeveria e Unitetit, vështirë e arritshme – Institucionet politike kanë ngulfatë funksionimin e shtetit

14/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Zbuloni mënyrat e thjeshta për të balancuar sheqerin në gjak

Zbuloni mënyrat e thjeshta për të balancuar sheqerin në gjak

14/06/2025
Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumon

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumon

14/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info