Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zgjedhjet lokale: Afati i fundit më 23 qershor, deri më tani asnjë parti nuk e ka njoftuar KQZ-në për koalicion

Valon Arifi by Valon Arifi
17/06/2025
in Lajme
0
Zgjedhjet lokale: Afati i fundit më 23 qershor, deri më tani asnjë parti nuk e ka njoftuar KQZ-në për koalicion
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deri më tani askush prej partive politike nuk e ka njoftuar KQZ-në se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë përmes ndonjë koalicionin.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se afati i fundit për certifikimin e koalicioneve është data 23 qershor.

“Është duke u zhvilluar periudha për partitë politike për deklarim se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhje Lokale përmes koalicionit apo se nuk duan të marrin pjesë në këto zgjedhje. Periudhë ka filluar më 9 qershor dhe do të pëfundojë më 23 qershor 2025. Deri më tani, asnjë parti politike nuk ka njoftuar KQZ-së, respektivisht respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit”, ka deklaruar Elezi, në Express, transmeton Periskopi.

Ai ka treguar se deri më sot vetëm një parti politike(Organizata Balli Kombëtar Demokrat) e ka njoftuar KQZ-në se nuk do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj”, ka vlerësuar ai./Periskopi/

Related

Previous Post

Krasniqi: Pozitive që Trump e përmendi Kosovën – Neve na takon të mendojmë se ku është vendi ynë

Next Post

Mes tensioneve Izrael-Iran, rritet Bitcoin – kaq ka arrit deri tani

Next Post
Mes tensioneve Izrael-Iran, rritet Bitcoin – kaq ka arrit deri tani

Mes tensioneve Izrael-Iran, rritet Bitcoin – kaq ka arrit deri tani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.