Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

UNHCR: Mbi 2 milionë sirianë janë kthyer në vendin e tyre që nga dhjetori

Valon Arifi by Valon Arifi
19/06/2025
in Lajme
0
UNHCR: Mbi 2 milionë sirianë janë kthyer në vendin e tyre që nga dhjetori
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha se më shumë se 2 milionë sirianë janë kthyer në vendin e tyre që nga dhjetori, transmeton Anadolu.

“Mbi dy milionë refugjatë sirianë dhe të zhvendosur janë kthyer në shtëpi që nga dhjetori, një shenjë shprese mes tensioneve në rritje rajonale”, shkroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Grandi në X.

Duke theksuar se po udhëton nga Libani për në Siri për Ditën Botërore të Refugjatëve, Grandi përsëriti nevojën për një “zgjidhje politike” në Siri.

“Kjo vërteton se na duhen zgjidhje politike, jo një valë tjetër paqëndrueshmërie dhe zhvendosjeje”, vuri në dukje ai.

Pas shumë vite vuajtjesh dhe vështirësish në kampet e refugjatëve, mijëra civilë sirianë filluan të kthehen në vendin e tyre ndërsa paqja dhe siguria vazhdon të mbizotërojë në Siri pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Miliona sirianë kanë ikur nga vendi drejt shteteve fqinje për të kërkuar siguri mes shkatërrimit masiv dhe një krize humanitare që po përkeqësohej nën sundimin e Asadit.

Asadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Ahmad al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat anti-regjim për të rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të janarit.

Related

Previous Post

Putin kërcënon Gjermaninë: Mos ia jepni “Taurus-ët” Kievit

Next Post

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Next Post
BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.