Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albulena Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota, tërhiqem

Valon Arifi by Valon Arifi
27/06/2025
in Lajme
0
Albulena Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota, tërhiqem
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E propozuara për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit.

Në një konferencë për media të premten, Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka dëshmuar vullnetin politik për zgjidhjen e ngërçit institucional.

“Ne nuk jemi ngutur që të bëjmë deklarim politik për aktgjykimin e Kushtetueses. VV-ja ka dëshmuar vullnetin dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet. Kandidati për kryetar të Kuvendit, kjo e drejtë u konfirmua që i takon partisë fituese”, tha ajo.

Ajo tha se e fton opozitën që të reflektojë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Për mua të qenit kryetare e kuvendit kërkohet pjekuri, gatishmëri për t’i shërbyer të gjithë deputetëve pa asnjë dallim… nga opozita jam quajtur si person jounifikues. Po të jesh kryetare e Kuvendit është krejt tjetër, është mbi parti, detyrë mbi përplasje, kërkon që të jesh e paanshme, përfaqësues e pozitës dhe e opozitës. Unë jam e vetëdijshme për këto përgjegjësi. Unë edhe sot e ftoj opozitën që të reflektojë pas aktgjykimit”.

Aktgjykimi i gjykatës nuk e ndalon votimin e fshehtë, askund nuk thotë se bie ndesh me kushtetutën. Me rastin e votimit të fshehte, nëse unë nuk i marr 61 vota si kandidate e propozuar nga VV-ja, unë tërhiqem nga kandidatura”, tha Haxhiu.

Related

Previous Post

Tentativa e 38-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: Institucionet përballë afatit kushtetues

Next Post

Vendimi i Kushtetueses/ Aktivizohet Kurti, fton në takim të gjitha partitë politike: Konstituimi i Kuvnedit është obligim i të gjithëve

Next Post
Vendimi i Kushtetueses/ Aktivizohet Kurti, fton në takim të gjitha partitë politike: Konstituimi i Kuvnedit është obligim i të gjithëve

Vendimi i Kushtetueses/ Aktivizohet Kurti, fton në takim të gjitha partitë politike: Konstituimi i Kuvnedit është obligim i të gjithëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.