Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Në Prishtinë apo Tiranë më shtrenjtë? Si ndryshon çmimi i apartamenteve në Shqipëri dhe Kosovë

Valon Arifi by Valon Arifi
27/06/2025
in Lajme
0
Në Prishtinë apo Tiranë më shtrenjtë? Si ndryshon çmimi i apartamenteve në Shqipëri dhe Kosovë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i apartamente, a do të ulet apo do të ngrihet? Kësaj pyetje u mundua t’i japë përgjigje emisioni “Opinion” në Tv Klan. Por gjatë diskutimeve mes ekspertëve në studio lindi edhe një pyetje tjetër. Prishtina apo Tirana, kush është më e shtrenjtë sa i përket çmimeve të apartamenteve?

“Nëse marrim metrin katror maksimal në Prishtinë të një apartamenti shkon diku te 2800 euro për metër katror”, tha Valon Batusha, nga Pro Real Estate, Prishtinë.

Sipas tij, rritja e çmimeve ka ndodhur kudo, edhe në Prishtinë.

Dallimi sipas Batushës është fakti që “Tirana është zhvilluar dukshëm më mirë edhe nga pjesa e kualitetit edhe nga zhvillimi shumë më kualitativ”.

Por si ndryshon çmimi në Tiranë?

“Nëse ju quani çmim maksimal 2800 euro i bie që çmimi maksimal në Shqipëri është të paktën dyfishi se në Prishtinë”, u shpreh gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Batusha u shpreh se në qendër të Prishtinës çmimet variojnë nga 1 mijë e 800 euro deri në 1 mijë e 900 euro metri katror.

Nga ana tjetër, ⁠Erion Harizi, nga Shoqata e Ndërtuesve në Shqipëri, tha se në Tiranë shkon trefishi i çmimit të Kosovës.

“Ne e kemi trefishin e Kosovës për metër katror”, u shpreh ai.

Batusha tha edhe se në Kosovë flitet se në Shqipëri ka prona edhe me 10 mijë euro metri katror. Por kjo u hodh poshtë nga Dritan Shakohoxha.

“Është në instagram ai, nuk ka”, tha Shakohoxha.

Agjenti imobiliar tha se shqiptarët e Kosovës kanë një kërkesë të madhe për të blerë prona në bregdetin e Shqipërisë. Sipas Batushës, kjo ndodh kur blerësit zakonisht e kanë një apartament për nevojat e veta në Kosovë, kanë mundësi të blejnë edhe një të dytë për biznes brenda vendit dhe pastaj, opsioni i tretë është Shqipëria.

Related

Previous Post

PDK konfirmon pjesëmarrjen e Memli Krasniqit në takimin e ftuar nga Kurti

Next Post

Në prag të protestës së 28 qershorit: Serbia në krizë, BE zgjedh heshtjen – Vuçiq forcohet

Next Post
Në prag të protestës së 28 qershorit: Serbia në krizë, BE zgjedh heshtjen – Vuçiq forcohet

Në prag të protestës së 28 qershorit: Serbia në krizë, BE zgjedh heshtjen – Vuçiq forcohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.