Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Çfarë pritet nga takimi i liderëve, pas ultimatumit nga Gjykata Kushtetuese?

27/06/2025
in Lajme
Reading Time: 5 mins read
Çfarë pritet nga takimi i liderëve, pas ultimatumit nga Gjykata Kushtetuese?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese dje nxori aktgjykimin përmes të cilit obligoi deputetët që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët. Megjithatë, partitë parlamentare nuk kanë lexim të njëjtë për këtë aktgjykim. Lëvizja Vetëvendosje insiston se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues, ndërsa partitë tjera e theksojnë të kundërtën dhe po kërkojnë votim të hapur. Kurti mori përgjegjësinë pasi Kushtetuesja tha se i takon grupit parlamentar më të madh të arrijë konsensus dhe kompromis për zgjedhjen e kryetarit. Por, kur njoftoi se u ka çuar fjalë liderëve evitoi fjalën kompromis duke thënë se do të bëhen përpjekje për konsensus.

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese krijoi një momentum të ri në ngërçin ku ka ngecur Kuvendi i Kosovës për muaj të tërë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive ku do të bëhej përpjekja e 38-të, seanca u ndërpre me arsyetimin se grupet parlamentare janë pajtuar që ajo të vazhdojë pas asaj që do të prodhojë takimi te Kurti.

Në aktgjykim Kushtetuesja tha: “Propozimi i kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit është i ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, dhe si e tillë kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm”.

Në reflektim të kësaj, Kurti se këtë përgjegjësi po e merr si obligim që ka partia me më shumë ulëse në Kuvend, duke ftuar takimin.

“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi Kurti.

Në këtë takim partitë po shkojnë me lexime të ndryshme të aktgjykimit të Kushtetueses dhe pa shenja se do të ketë përafrim.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili doli në konferencë para nisjes së seancës konstituive, tha se Gjykata Kushtetuese në cdo propozim që ka bërë VV s’ka gjetur shkelje, përfshirë votimin e fshehtë.

“Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues. Ju lutem! Nuk është antikushtetues. Vendimi i z.Dehari nuk është antikushtetues. Nëse e gjeni një paragraf në mënyrë eksplicite ku gjykata thotë gaboi në këtë pikë Avni Dehari, duhet të kthehen procedurat mbrapa atëherë në rregull unë jap përgjegjësi”, tha Konjufca.

Ai insistoi edhe për përgjegjësinë e përbashkët për konstituim të Kuvendit.

“Prej leximit tonë, obligimi që duhet përfunduar konstiuimin e Kuvendit është i të gjithë deputetëve dhe jo s’është përgjegjësia e vetëm atij që ka dalë i pari në zgjedhje”, tha Konjufca – një deklaratë që u tha edhe nga shefi i tij i partisë.

“Një frymë” tjetër e përfaqëson ky aktgjykim për PDK-në.

Deputeti Përparim Gruda tha se zgjidhja është kthimi në votim të hapur, ndërsa insistoi se votimi i fshehur është antikushtetues.

“Sa i takon votimit të fshehtë; Gjykata e ka shpallë jokushtetues dhe e ka sqaruar në mënyrë të saktë. Ata e dinë që kanë bërë shkelje deri sot siç ka thënë gjykata dhe e dinë që insistimi në votim të fshehur është po ashtu shkelje kushtetuese. Është shumë e qartë, aktgjykimi thotë deputetët duhet të votojnë për, kundër ose abstenin në seancë. Ne atë e kemi bërë deri kur nuk është ndërruar rendi i ditës. Momenti që është ndërruar rendi i ditës, për të kaluar në votim të fshehur, ne nuk kemi pse votojmë në një vendimmarrje që është jokushtetuese. Pra, nuk votojmë diçka që është jokushtetuese’’, ka thënë ai pas seancës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës foli deputetja Hykmete Bajrami, e cila tha se Kurti dhe partia e tij po e interpretojnë aktgjykimin e Kushtetuese “ndryshe nga krejt Kosovë.

‘‘Besoj që e keni aktgjykimin e Kushtetueses. Ne kemi parë edhe prononcime të ndryshme nga eksponentë të VV-së, të cilët në fakt e kanë në plan të vazhdojnë këtë ngërç duke e bërë një interpretim ndryshe nga krejt Kosova…Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë kur është fjala tek mënyra e votimit. Kur flitet për votimin e fshehtë e thotë qartë se neni 8 nuk ka referenca të asnjë nen tjetër, i cili flet për ndryshimin e rendit të ditës’’, tha ajo.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëjtë sikurse PDK e LDK kërkoi kthim në votim të hapur. Për më tepër, ai tha se nëse ndërron kandidatura dhe nëse për këtë ka dakordim, votat e partisë së tij janë për të ndihmuar daljen nga ngërçi.

Si dy të gjetura kryesore, Haradinaj tha se janë përmendja e praktikave të mëhershme të votimit dhe tjetra është domosdoshmëria e bashkëpunimit.

Një natë më herët kreu i PDK’së Memli Krasniqi, duke reaguar ndaj aktgjykimit, tha se “na vjen mirë që Gjykata Kushtetuese i dha fund kësaj loje të qëllimshme vonesash nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa, duke e bërë të qartë se ata nuk kanë të drejtë ta bllokojnë procesin dhe se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve”.

“Gjykata Kushtetuese dha qartësi: zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit duhet të ndodhë brenda 30 ditëve. Siç kemi theksuar që në fillim, rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt” theksoi Krasniqi.

Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku tha se thelbi i aktgjykimit është votimi i hapur

“Dhjetëra seanca të humbura, për teke të imponimit që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Votim i hapur. Konsensus e kompromis”, shkroi Abdixhiku.

Haradinaj theksoi se Kushtetuesja ka krijuar bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar.

“Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie politike e partiake, që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe t’i hapin rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha ai./Periskopi/

Related

Previous Post

Shteti shqiptar bëhet aksioner në resortin e Sazanit, ngrihet kompania që do ta përfaqësojë në projektin e Jared Kushner

Next Post

”Vendimi i Kushtetueses thirrje e qartë për veprim”- SHBA dhe Gjermania kërkojnë unitet nga partitë politke për zhbllokim të Kuvendit

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Fan Noli dhe Enver Hoxha: Letërkëmbimi që zbulon rolin diplomatik të Nolit me SHBA-në (1945–1947)

Fan Noli dhe Enver Hoxha: Letërkëmbimi që zbulon rolin diplomatik të Nolit me SHBA-në (1945–1947)

28/06/2025
SHBA dhe Kina drejt rifillimit të bisedimeve tregtare – Takim i nivelit të lartë të hënën në Londër

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për heqjen e tarifave mbi metalet e rralla – Lehtësim edhe për kompanitë evropiane

28/06/2025
Policia shton masat e sigurisë për shkak të shënimin e Vidovdanit në Gazimestan

Policia shton masat e sigurisë për shkak të shënimin e Vidovdanit në Gazimestan

28/06/2025
Bien temperaturat në fundjavë

Parashikimi i motit për të shtunën në Kosovë: Vranësira, diell dhe rrezatim i lartë

28/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Fan Noli dhe Enver Hoxha: Letërkëmbimi që zbulon rolin diplomatik të Nolit me SHBA-në (1945–1947)

Fan Noli dhe Enver Hoxha: Letërkëmbimi që zbulon rolin diplomatik të Nolit me SHBA-në (1945–1947)

28/06/2025
SHBA dhe Kina drejt rifillimit të bisedimeve tregtare – Takim i nivelit të lartë të hënën në Londër

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për heqjen e tarifave mbi metalet e rralla – Lehtësim edhe për kompanitë evropiane

28/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info