Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE bën thirrje për qetësi në prag të festimeve të Vidovdanit – Reagon edhe për vendimin mbi flamurin serb

Valon Arifi by Valon Arifi
27/06/2025
in Lajme
0
BE bën thirrje për qetësi në prag të festimeve të Vidovdanit – Reagon edhe për vendimin mbi flamurin serb
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të festës së Vidovdanit, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka apeluar për përmbajtje maksimale nga të gjitha palët, duke kërkuar që festimet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

“Lidhur me festimet e Vidovdanit, BE në Kosovë u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qetë i festimeve”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ku ai shprehu shqetësimin se pushteti në Serbi mund të përpiqet të nxisë incidente në Gazimestan për të zhvendosur vëmendjen nga protestat e paralajmëruara në Beograd.

BE ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Themelore në Graçanicë, e cila e cilësoi vendosjen e flamurit serb nga Komuna e Graçanicës me rastin e Vidovdanit si shkelje të karakterit unitar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket shfaqjes së flamurit serb, jemi të informuar për vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë, i cili aktualisht është në proces ankese. Në këndvështrimin tonë, ky vendim nuk i garanton plotësisht të drejtat kushtetuese të serbëve të Kosovës,” tha Zyra e BE-së për KosovaPress.

Sipas BE-së, kjo çështje hyn në kompetencat administrative të Komunës së Graçanicës dhe nuk duhet të interpretohet në mënyrë që të kufizojë të drejtat kulturore dhe fetare të komunitetit serb apo Kishës Ortodokse Serbe, të garantuara me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës.

Vidovdani, i njohur edhe si Dita e Shën Vitit, shënohet çdo 28 qershor nga populli serb dhe lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389 mes forcave të princit Lazar dhe Perandorisë Osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati.

Related

Previous Post

”Vendimi i Kushtetueses thirrje e qartë për veprim”- SHBA dhe Gjermania kërkojnë unitet nga partitë politke për zhbllokim të Kuvendit

Next Post

Qeveria e Kosovës ndan 626,400 euro për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Next Post
Qeveria e Kosovës ndan 626,400 euro për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 626,400 euro për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.