Nga ky fond janë përfituar 756 studentë shqiptarë nga 32 vendbanime, të cilët janë mbështetur përmes bursave. 407 prej tyre studiojnë në Prishtinë, 110 në Tiranë, ndërsa të tjerët në Shkup, Tetovë, Turqi dhe vende të Bashkimit Evropian. Studentët ndjekin 56 drejtime studimi në 17 qytete të ndryshme.
Në kuadër të këtij vendimi janë përfshirë edhe 97 fëmijë pa prindër ose me një prind, të cilët përfitojnë mbështetje direkte me qëllim adresimin e nevojave më urgjente sociale dhe arsimore.
Pjesë e fondeve do të shfrytëzohen për aktivitetet e lobimit dhe avokimit në nivel ndërkombëtar, me synim përfaqësimin më efektiv të çështjes së shqiptarëve të Luginës në instanca vendimmarrëse jashtë vendit.
Ky vendim paraqet një angazhim institucional të Republikës së Kosovës për mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme për shqiptarët përtej kufijve shtetërorë, në fushat kyçe të edukimit, përfaqësimit dhe barazisë qytetare.