Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA dhe Serbia përfundojnë stërvitjen në jug, afër Bujanocit

Qendra.Info, 27 qershor 2025

Valon Arifi by Valon Arifi
27/06/2025
in Lajme
0
SHBA dhe Serbia përfundojnë stërvitjen në jug, afër Bujanocit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfunduan sot stërvitjet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platin 25”, të mbajtura në jug të Serbisë, pranë Bujanocit, ku morën pjesë mbi 700 pjesëtarë nga dhjetëra shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbinë.

Ambasada amerikane në Beograd vlerësoi lartë bashkëpunimin me ushtrinë serbe, duke e quajtur këtë ushtrim një “gurthemel të marrëdhënieve dypalëshe”. Paul Jukiq, ushtrues detyre i zëvendësshefit të misionit, tha se “Ujku Platin” është një prioritet i përbashkët për sigurinë rajonale dhe partneritetin ushtarak.

Stërvitjet u zhvilluan në bazën ushtarake “Jug” nga 12 deri më 27 qershor dhe u organizuan nga Ushtria e Serbisë me mbështetjen e Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (EUCOM).

Përveç SHBA-së dhe Serbisë, pjesëmarrës ishin edhe njësi ushtarake nga Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Italia, Hungaria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar.

Related

Previous Post

Fluturimi që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër pa destinacion

Next Post

Policia thotë se nuk ka të lënduar nga të shtënat me armë në Breg të Diellit

Next Post
Policia thotë se nuk ka të lënduar nga të shtënat me armë në Breg të Diellit

Policia thotë se nuk ka të lënduar nga të shtënat me armë në Breg të Diellit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.