Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”.
Ajo ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit që të manifestojnë të qetë e të shmangin provokimet.
“Lidhur me manifestimet e “Vidovdan-it”, të cilat pritet të mbahen me 28 qershor 2025, Policia e Kosovës (PK), me kohë ka ndërmarrë masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Vitin e kaluar, gjatë kontrolleve policore, disave prej tyre policia ua kishte larguar bluzat me mbishkrime provokuese dhe flamujt e Serbisë.
Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.
Para dy vitesh, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.