Serbët po shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila po kremtohet në Gazimestan në periferi të Prishtinës.
Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”.
Prezanet sot në Gazimestan është edhe Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti i vcili po përcjellë nga afër çdo zhvillim për këtë manifestim.
Policia gjatë kontrolleve te hyrja, ka hasur te një shtetas serb me fotografi të shkrimtarit serb, Vladimir Arsenijeviçit që e mbante në bluzë./Periskopi/