Një nga përfaqësuesit e partisë “Demokracia Serbe”, Stefan Veljkoviq, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës në kompleksin e Gazimestanit.
Ngjarja ka ndodhur pasi një grup përfaqësuesish të kësaj partie kanë hyrë në zonë me flamurin serb – pa u ndaluar nga autoritetet në atë moment. Megjithatë, Veljkoviq është ndaluar nga policia për shkak se kishte të veshur një bluzë me figurën e Aleksandar Arsenijeviqit, një figurë e njohur e politikës serbe në Kosovë.
Pasi refuzoi të largohej kur iu kërkua nga policia, Veljkoviq është shoqëruar me forcë drejt veturës së Policisë së Kosovës.
“Dëshiron të largohesh dhe të shkojmë te makina apo të të çojmë në stacion?”, dëgjohet t’i thotë një zyrtar policor në video. Veljkoviq përgjigjet se nuk dëshiron të largohet, pas së cilës policia e njofton për ndalim.
“Ja si kalon kur lufton kundër shtypjes. Menjëherë arrestim, menjëherë ndalim,” ka thënë ai ndërsa po dërgohej drejt automjetit të policisë.
Qendra.info po e ndjek nga afër zhvillimin e situatës në Gazimestan