Fondet e tregtueshme në bursë të Bitcoin regjistruan ditën e 13-të me radhë të të hyrave për herë të parë që prej Dhjetorit 2024.
Gjatë pothuajse dy javëve 2.9 miliardë dollarë janë investuar në këto ETF duke krijuar sentiment pozitiv ndërsa qartësia rregullatore e aseteve dixhitale në fjalë po shtohet dita ditës.
Të Enjten u regjitruan të hyrat më të larta prej 588 milionë dollarësh për muajin Qershor ndërsa këtë javë hyrë 1.2 miliardë dollarë në total.
ETF-ja IBIT e BlackRock udhëhoqi me 163.7 milionë dollarë të hyra ditën e Enjte ndërsa FBTC i Fidelity 32.9 milionë dollarë dhe Bitwise BITB me 25.2 milionë dollarë.
ETF-të e tjera të Ark dhe Invesco regjistruan të hyra modeste.
Flukset e qëndrueshme tregojnë një interes në rritje nga institucionet për produktet e investimit në kriptomonedha, veçanërisht ndërsa menaxherët e ETF-ve gjithnjë e më shumë kryejnë blerjet përmes kanaleve jashtë bursës për të minimizuar ndikimin në çmim.