Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zëvendëskryetari i “Demokracisë Serbe”, Stefan Veljković, sulmohet fizikisht në veri të Mitrovicës

Valon Arifi by Valon Arifi
29/06/2025
in Lajme
0
Zëvendëskryetari i “Demokracisë Serbe”, Stefan Veljković, sulmohet fizikisht në veri të Mitrovicës
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stefan Veljković, nënkryetar i partisë “Demokracia Serbe”, është sulmuar fizikisht sot në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Veljković përmes një postimi, ku thotë se sulmi është kryer nga një person i identifikuar si Mustafa.

“Sapo u sulmova fizikisht nga një person i njohur si Mustafa. I njëjti person më parë u përpoq të më shtypte me veturën time. Kur ai ktheu makinën, fillova të xhiroja për ta raportuar në polici, por ai doli nga vetura dhe më sulmoi. Kam marrë lëndime në kokë, buzë dhe qafë,” ka shkruar Veljković.

Ai shton se dyshon që sulmi lidhet me angazhimin e tij politik dhe festimet për Ditën e Vidovdanit.

“Gjithçka ndodhi para shtëpisë sime familjare në Mikronaselje, Mitrovica e Veriut. Në atë kohë, gruaja dhe tre fëmijët e mi ishin brenda,” ka shtuar ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Zubin Potok INFO” se rasti është raportuar dhe dy persona janë duke u marrë në pyetje në stacionin policor. Pas intervistimit, pritet të merren vendimet përkatëse.

Deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen.

https://www.qendra.info/wp-content/uploads/2025/06/5f1dbd90-818b-4389-bc3e-44a116823d1a-2.mp4

Related

Previous Post

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Next Post

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.