Kurti e thumboi kryetarin aktual të Prishtinës, teksa i tha se “Kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.
Pasi përfundoi fjalimin Kurti, Rama u pyet nga gazetarët nëse do të kërkojë punë në vjeshtë, ashtu siç tha kryeministri në detyrë.
Ky i fundit tha se: “Kish pasë qejf kryeministri në detyrë të jetë ashtu, por unë do jem kryetar i Prishtinës. Kurti së bashku me Hajrullah Çekun e kanë sabotuar kryeqytetin tash e 4 vjet. Këtu shihet se kush ia do të mirën Prishtinës”.