Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Le ta provojmë votimin e fshehtë- o fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër

Valon Arifi by Valon Arifi
30/06/2025
in Lajme
0
Kurti: Le ta provojmë votimin e fshehtë- o fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar sot për zhvillimet e futnit politike në vend.
Derisa ishte në Bardhosh për gurëthemelin e një çerdhe për fëmijë, Kurti foli edhe për çështjen e mos-konstituimit të Kuvendit.

Kurti tha se Vetëvendosje ka ofruar zgjidhje për këtë çështje, tanimë dhe se ai personalisht është gjithmonë i gatshëm për diskutim e takime me liderët e partive politike.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për takime, e konsultime konstruktive, bashkëpunim në mirëbesim dhe gjithashtu për konsensus e kompromis. Kam ofruar dy kompromise, i pari është që t’i delegojnë përfaqësuesit partitë politike dhe me atë rast nëse nuk e duan votimin e fshehtë ta rrëzojmë atë komision me votë, sepse pa votë nuk rrëzohet.

Me bojkot nuk shkohet përpara, e pastaj mund të kthehemi tek vota e hapur, meqë rast mund të kemi marrëveshje politike që kryetari dhe pesë nënkryetarët me marrëveshje pako të votohen një nga një”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kompromisi tjetër është propozuar njëanshëm nga kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar që nëse nuk votohet me votim të fshehtë, nuk do të ketë nevojë të votohet dy herë për të- ajo tërhiqet.

“Le ta provojmë votimin e fshehtë, o fiton Albulena o ne e sjellim një emër tjetër”, shtoi Kurti.

Ai tha gjithashtu se qytetarët kanë votuar me votë të fshehtë, të lirë e demokratike dhe e kanë bërë VV fituese.

“Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë e partive opozitare kundër votimit të fshehtë, kur dihet që më 9 shkurt qytetarët e Kosovës kanë votuar me votë të fshehtë, të lirë e demokratike dhe e kanë bërë VV-në fituese. Ne i kemi 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 – pra PDK plus LDK nuk bëjnë sa VV-ja. Ky është fakt i jetës, fakt demokratik me të cilin duhet të pajtohemi”, tha Kurti.

Related

Previous Post

Valon Syla lirohet, i ndalohet afrimi.

Next Post

Gjykimi po shkon drejt fundit, përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së

Next Post
Gjykimi po shkon drejt fundit, përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së

Gjykimi po shkon drejt fundit, përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.