Lladrovci trego se në kohën e luftës kanë qenë miq dhe ishin në gjendje me dhënë jetën për njëri tjetrin.
Madje Lladrovdi shtoi se Lushtaku ka pretendime për me qeverisë Drenasin ani pse është nga Skenderaji.
“Na kemi qenë me Samin miq të aksioneve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, jena kon në gjendje me dhanë jetën për njoni tjetrin, besoj qe jemi gjendje edhe sot sepse unë i kom tejkalu keto ndasi apo keto probleme. Na kemi pas rast kur edhe mas zgjedhjeve jemi pajtu përmes ndërmjetësuesit te miqeve tone. Samia nuk po munë me dal prej inatit, këtu është problemi, se Drenasin nuk mundet me qeverise dikush qe nuk është me Drenasin. Ai ka pas edhe ka pretendime me qeverise Drenasin prej Skenderajit, por deri sa ai vazhdon te përzihet, vazhdon me pas”.
Tutje, Lladrovci tha se konflikti me Lushtakun nisi për një tokë.
“Une shumë kun ja kom prish qefin, qefi ma i madh u kon kur ja kom prish në një rast kur ai ka dasht me ndërtu me punu që ai fare se ka ne emër te vet, e ka ne emër te një miku te vëllait tina, në atë pronë që ka thënë e kam ble 5mije 6 mije, 7 mije euro, e kom shit e kom ble 50 euro. Ajo prone eshte nen komistacion, sistmi i ujitjes Iber Lepenci, e penalizon Drenasin, Rahovecit, Gjilanit, Obiliqit, nje pjesë të Vushtrrisë. Mas 40-50 vjete nuk munden me ndertu në tokat e veta, për shkak të ujitjes. Unë s’ja kom nal punën , por inspektorat ia kishin nal edhe u shku Samia me policië me inspektora ia’u ka sha me nanë e babë, qysh më kanë thënë Inspektorat. Edhe më ka thirrë mu Sami Lushtaku, ku je se po du me të taku. u Ardh me një tezak të vetin, njëfar bodybuildingu, u ul n tavolin, edhe me tregu, më kanë ndal inspektorat tu me punu në tokë te. Sami e para punë toka jonë nuk o, kcej ai bodybuildingu, jo toka e tij o, i thash shht, ti pom kallxon mu toka e kujt, o“.
Tutje ai thotë se i është drejtuar Samisë me fjalët “Qiky gjyks ta ndalë punën”.
Kur te qitsh tokën në emër tanin, e bon ni kërkes, edhe un ta shqyrtoj edhe prap të them nuk mundesh me ndërtu, se nuk muj mu bo nanë për ty, e njerkë për popullin e Drenasit. Edhe ai prej inati, tha une jom tu punu në tok tem kom me i grah vetë bagerit, le të vin inspektorat tu të më ndalin. Unë i pshteta në karrik edhe i thash veç qiky gjyks ka em ardh me të ndal.
Ai e man aty inatin. Kjo është njëra prej zanafillave“, përfundoj Lladrovci në debat plus.
ramiz lladrovcisami lushatku