Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Skandaloze në Preshevë: Institucionet lokale kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e dy puseve

Valon Arifi by Valon Arifi
01/07/2025
in Lajme
0
Skandaloze në Preshevë: Institucionet lokale kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e dy puseve
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra.Info ka siguruar dokumentin zyrtar që tregon se institucionet publike të Komunës së Preshevës janë detyruar të kërkojnë ndihmë financiare nga bashkatdhetarët në mërgatë për të siguruar vetëm 19 mijë euro për ndërtimin e dy bunarëve – një investim minimal që do të zgjidhte problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

“Paramendoni, pushteti lokal nuk është në gjendje t’i sigurojë ndërmarrjes publike Moravica këtë shumë për hapjen e dy bunarëve që do të zgjidhnin problemin e ujit… ndërkohë që në anën tjetër vazhdojnë shpërndarjen e tenderëve për familjarët dhe të afërmit,” denoncon një burim nga komuniteti lokal.

Ky është realiteti i trishtë në Preshevë, ku mungesa e përgjegjshmërisë institucionale dhe korrupsioni po pengojnë zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ndërkohë që nevojat elementare, si uji i pijshëm, kërkojnë vëmendje dhe fonde urgjente, paratë e taksapaguesve po devijohen drejt interesave private dhe klientelizmit politik.

Related

Previous Post

6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

Next Post

Presidentja do t’i takojë nesër të gjithë liderët veç e veç, jo më bashkë

Next Post
Presidentja do t’i takojë nesër të gjithë liderët veç e veç, jo më bashkë

Presidentja do t’i takojë nesër të gjithë liderët veç e veç, jo më bashkë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.