Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vuçiqi kërcënon: “Kurrë më nuk do të bllokoni, të gjithë do të arrestoheni”

Valon Arifi by Valon Arifi
02/07/2025
in Lajme
0
Vuçiqi kërcënon: “Kurrë më nuk do të bllokoni, të gjithë do të arrestoheni”
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka deklaruar se shteti nuk do të lejojë bllokimin apo ndalimin e funksionimit të asnjë objekti jetik.

“Nuk do të lejojmë që të ndalet asnjë nga objektet jetike. Që të bllokoni Kostollacin, aeroportin, Gazelën – nuk do të ndodhë më kurrë. Të gjithë do të arrestoheni, të gjithë, mjaft më me këtë lloj keqtrajtimi”, ka kërcënuar Vuçiqi, raporton Nova.rs, transmeton Paparaci.

Mbrëmë në mbarë Serbinë janë regjistruar një numër më i madh incidentesh për shkak të natës së tretë të bllokadës.

Qytetarët dhe studentët nuk heqin dorë nga përmbushja e kërkesave të tyre.

Në Beograd, të shtunën u mbajt një protestë e madhe e studentëve dhe qytetarëve me moton “Shihemi në Vidovdan”.

Pas përfundimit të protestës, ka pasur përplasje ku policia ka rrahur qytetarët.

Të dielën ka pasur arrestime me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në një aksion të përbashkët me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA)./Paparaci.com

Related

Previous Post

Vetaksident në Pejë, një i vdekur

Next Post

Fshati që u zhduk nga thatësira

Next Post
Fshati që u zhduk nga thatësira

Fshati që u zhduk nga thatësira

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.