Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Valon Arifi by Valon Arifi
02/07/2025
in Lajme
0
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, tha se ai personalisht s’ka shprehur ndonjë interesim për të qenë kandidat.

Peci tha se ka pasur kërkesë tepër të madhe të qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve që vijnë nga Mitrovica por edhe të disa qendrave të tjera që e kanë vlerësuar që sipas tij, është me interes që ai të jetë kandidat për Mitrovicë.

“Kërkesat kanë ardhur duke u rritur secilën herë dhe në funksion të kësaj, kam diskutuar edhe me ministra të tjerë dhe pastaj ka kulmuar me një diskutim të gjatë, ndoshta mbi pesë orësh, me kryeministrin për krejt objektivat dhe synimet që i ka qeveria për atë pjesë”.

“Kur u shpalosën të gjitha planet dhe objektivat dhe kur e paraqita pikëpamjen time, se cilat janë veprimet ose qasja që duhet ta ketë qeveria qendrore karshi Mitrovicës, atëherë në ecje e sipër të këtij diskutimi nuk mbeti gjë tjetër vetëm se të pajtohem që të jem kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për Mitrovicë”, tha Peci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Mitrovica vazhdon të mbetet pjesë e krenarisë por edhe plaga e Kosovës, për të cilën tha se kohën e fundit ka filluar të shërohet.

“Prej përvojës time, me gjasë, pozicionet në politikë që më lehtë janë të arritshme, janë ato që të cilat personalisht nuk i kërkon”.

“Personalisht nuk kam kërkuar që të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës. Pavarësisht që unë e dua krejt Kosovën, Mitrovica mbetet pjesa e krenarisë por edhe plaga e Kosovës që kohën e fundit ka filluar të shërohet në shumë aspekte”./Periskopi/

Related

Previous Post

Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

Next Post

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

Next Post
“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.