Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takime të ndara krerët e partive politike Memli Krasniqi, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, shkruan Periskopi.

Pas këtij takimi Presidenca e Kosovës ka bërë një njoftim, ku thuhet se Osmani u ka bërë thirrje liderëve që të arrijnë një pajtim brenda periudhës 30 ditore të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për të garantuar funksionimin e institucioneve.

“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Liderët kanë paraqitur qëndrimet dhe interpretimet e tyre lidhur me Aktgjykimin dhe rrugën përpara në konstituimin e Kuvendit.

I pari që zhvilloi takim me Osmanin ishte kreu i VV’së Albin Kurti, i cili me të dalur nga takimi tha se janë përmendur të gjitha elementet përbërëse.

“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash Presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive tjera politike, e mbase në fund do të shohim a kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Unë besoj se do t’i japim shancin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim cili është progresi që jemi të interesuar të gjithë”, tha Kurti.

Ndërsa kreu i PDK’së, Memli Krasniqi tha se në takim është folur edhe që Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për ngërçin.

“Unë besoj që këtë diskutim e kemi pasë edhe herën e kaluar, por i takon Presidentes të marrë një vendim të tillë. Nuk mund të them nëse a do ta dërgojë apo kur do ta dërgojë. Unë mund të ju them që PDK tashmë e ka lëndën gati për shkeljet Kushtetuese që janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara që mund të ndodhë edhe nesër nëse nuk ndërron qasja e kryesuesit të seancës dhe VV”, ka thënë Krasniqi.

Lumir Abdixhiku nga LDK u shpreh se mirëpresin interpretimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se praktikat e deritanishme janë të qarta, sipas tij.

“Ne mirëpresim interpretimin e Gjykatës Kushtetueses, praktikat e deritanishme janë shumë të qarta, votimi në formë hapur. LDK nuk ka cështje të emrave sa i përket kandidatit, me plotë zemër do të votoj kundër kandidatëve të VV-së. Kjo përbën shkelje kushtetuese, ftojmë për koncensus për unitet. Le të ofrojnë zgjedhje, kjo i duhet vendit tonë kalimi i krizës artificiale institucionale”, u shpreh kryetari i LDK-së.

I fundit që u takua me Osmanin ishte kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili tha se pavarësisht vendimit të gjykatës, situata mbetet e ngatërruar dhe se nuk dihet si do të tejkalohet bllokada aktuale.

“Tema ishte bllokada në Kuvend dhe si me dalë edhe pas vendimit të gjykatës. Presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt, afati është 30 ditor u interesua për mënyrën se si mundet me dalë nga kjo situatë Kosova. Ne kemi shpresuar që pas vendimit VV-ja do ta shfrytëzojë mundësinë për me kthyer në votim të hapur, ne kemi shpresuar që do të mbërrijmë tek një kandidat konsensual, por kemi ngecur tek ky komision që është i gabuar. Për çdo votë që nuk ka kaluar nuk është rikthyer në të kaluarën, çdo gjë që nuk ka kaluar në votim nuk është rikthyer. Kemi ngecur, nuk e di se si do të dalim prej kësaj. Qëllimet i kemi thënë në mënyrë që ta ndihmojmë gjendjen, kemi kërkuar të kthehet praktika e votimit të hapur dhe votimit. Një temë që ishte diskutuar është se çfarë ndodh pas 30 ditësh, gjykata e ka forcuar shumë vendimin.”, u shpreh Haradinaj.

Osmani takoi liderët e partive parlamentare veç e veç, në përpjekje për të gjetur rrugën drejt daljes nga ngërçi politik në të cilin ka hyrë Kosova si pasojë e dështimit të konstituimit të Kuvendit.

Ndërkaq Osmani pritet të vazhdojë konsultimet me partitë e tjera në ditët në vijim, në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit të Kosovës.

Kujtojmë se ky takim vije pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila urdhëroi deputetët javën e kaluar që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Ndryshe rregullorja e punës obligon deputetët të mblidhen çdo dy ditë për seancën konstituive, e cila konsiderohet e mbyllur pas zgjedhjes së kryesisë. Si rrjedhojë, Kuvendi po mban mbledhje çdo dy ditë tash e më shumë se 70 ditë./PERISKOPI/

Related

Previous Post

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Next Post

E enjte përvëluese në Kosovë dhe rajon – Temperaturat arrijnë deri në 36°C

Next Post
Mot më stabil gjatë ditës në Kosovë dhe rajon

E enjte përvëluese në Kosovë dhe rajon – Temperaturat arrijnë deri në 36°C

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm

OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm

03/07/2025
100 portrete të Ismail Kadaresë, COD sjell biografinë e shkrimtarit përmes artit pamor

100 portrete të Ismail Kadaresë, COD sjell biografinë e shkrimtarit përmes artit pamor

03/07/2025
“Po i shërben Prokurorisë në Hagë”; “Smithi flet kështu”: PDK-ja i dënon ashpër sulmet e Kurtit ndaj Thaçit dhe Veselit

“Po i shërben Prokurorisë në Hagë”; “Smithi flet kështu”: PDK-ja i dënon ashpër sulmet e Kurtit ndaj Thaçit dhe Veselit

03/07/2025
Ursula von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian – sfida e parë që nga viti 2014

Ursula von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian – sfida e parë që nga viti 2014

03/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm

OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm

03/07/2025
100 portrete të Ismail Kadaresë, COD sjell biografinë e shkrimtarit përmes artit pamor

100 portrete të Ismail Kadaresë, COD sjell biografinë e shkrimtarit përmes artit pamor

03/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info