Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

I denoncuar për ngacmim seksual, i shkarkuar për shkak të tenderave: Universiteti i Pejës emëron, Besfort Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, ka emëruar më 2 korrik, Besfort Krasniqin në pozitën Sekretar i Përgjithshëm. Krasniqi ishte shkarkuar nga e njëjta pozitë në Universitetin e Prishtinës, për shkak të keqmenaxhimit të buxhetit të UP-së, raporton Periskopi.

03/07/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
I denoncuar për ngacmim seksual, i shkarkuar për shkak të tenderave: Universiteti i Pejës emëron, Besfort Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 26.09.2024, në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli Drejtues i UP-së, pas një votimi të fshehtë të anëtarëve, Krasniqi u lirua nga detyra.

Lirimin nga detyra të sekretarit Krasniqi, Këshilli Drejtues i UP-së nuk e kishte planifikuar si pikë të rendit të ditës së mbledhjes, por ajo u propozua para se të fillonin mbledhjen.

E ish-sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi nuk iu kishte bashkuar mbledhjes së Këshillit Drejtues të UP-së, ani pse e kishin ftuar dy herë që t’i bashkohet kësaj mbledhjeje.

Sipas anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së, Selim Bezeraj, sekretarit Krasniqi i ishte dhënë një vërejtje nga ky Këshill atë vit.

Para se të votonin për lirimin nga detyra të ish-sekretarit Krasniqi, Këshilli Drejtues i UP-së shqyrtoi një raport të auditimit të brendshëm të UP-së.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti kishte thënë se raporti i auditimit të brendshëm ka të bëjë edhe me objektin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. Objekti i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nuk ishte i funksionalizuar për shkak të problemeve me ndërtimin që ka ky objekt.

Në anën tjetër, një tender me vlerë të parashikuar prej 1 milion e 641 mijë euro për “Funksionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë” ishte hapur më 13.05.2024. Këtë tender, Universiteti i Prishtinës e anuloi 11 ditë më vonë, përkatësisht më 24.05.2024, me arsyetimin se “ka mungesë të fondeve” për këtë projekt.

Por, kjo nuk është e bëma e vetme e Krasniqit, i cili tash gëzon një post të lartë në Universitetin e Pejës.

Sekretari i ri i Universitetit të Pejës, Besfort Krasniqi, ishte i denoncuar nga një grua në Policinë e Kosovës për ngacmim dhe sulm seksual.

Në një raportim të gazetës Nacionale, denoncuesja, kishte deklaruar në Policinë e Kosovës, se i dyshuari Besfort Krasniqi, kishte filluar që ta ngacmojë më fjalë që nga koha kur ky i fundit ka marrë pozitën e sekretarit të Fakultetit Filologjik. Në fillim ngacmimet kanë filluar më fjalë ndërsa në momente të caktuara, ka tentuar që ta prekë me duar në pjesë të ndryshme të trupit.

Mirëpo, Krasniqi nuk ka ndaluar me kaq pasi sipas paditëses, në raste të ndryshme i akuzuari ka mbyllur derën e zyrës së tij më çelës dhe pa dëshirën e saj e ka mbështetur për muri, ku ka tentuar që ta puthë më zor.

Krasniqi, sipas paditëses, ka dëshiruar që këta të dy të kryejnë marrëdhënie seksuale në zyrën e saj dhe pastaj të vazhdojnë në ndonjë hotel.

Si duket Krasniqit, këto refuzime nuk i kanë bëre përshtypje, pasi që ai më vonë ka filluar që t’i shkruaj viktimës edhe në aplikacionin Viber, ku në fillim bisedat kanë qenë kolegiale por më vonë kanë kaluar ne biseda eksplicite ku Krasniqi më raste të ndryshme i është drejtuar viktimës më fjalë si ‘’Ti hongsha c****’’, ‘’Qa te kisha q* fort’’ etj.

Sipas saj, këto sjellje të Krasniqit e kanë shqetësuar, dhe e njëjta më pas ka kërkuar ndihmë edhe nga dekanja e fakultetit Lindita Rugova dhe një pjesë e stafit akademik të Fakultetit Filologjik.

Rugova, sic raporton mediumi, ishte ftuar në cilësinë e dëshmitares nga Policia e Kosovës, por e njëjta ka ofruar si dëshmi se është e sëmure dhe nuk mund të jetë prezente.

Rugova, në deklaratën e denoncueses përmendet më shumë se një herë.

Sipas saj, dekanja e fakultetit kishte kërkuar nga denoncuesja që të lirojë punën në momentin kur kjo e fundit i ka treguar videot të cilat posedon, ku shihet Krasniqi duke e prekur pa dëshirën e sajë.

Sipas saj, kjo gjendje ka vazhduar për vite të tëra dhe se ajo është frikësuar ta lajmërojë rastin me kohë, pasi është frikësuar se do ta largojë atë prej pune, e sidomos ne këta tre-katër muajt e fundit kur Besfort Krasnqi ka konkurruar për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të UP-së, pozitë të cilën e ka marr dje.

Ndërsa ne anën tjetër, Besfort Krasniqi, në deklaratën e tij të dhënë para hetuesve ka deklaruar se dekanja e fakultetit nuk i ka treguar për ankesën e denoncueses, sepse nuk ka se çfarë t’i tregojë pasi që nuk ka ndonjë ankesë ndaj tij.

Krasniqi, vazhdimisht e ka mohuar akuzën duke thënë se kanë qenë shaka kolegiale dhe biseda të cilat i bëjnë mes kolegëve./Periskopi/

Related

Previous Post

Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

Next Post

Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Next Post
Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Sa ujë duhet të konsumojmë gjatë ditëve të nxehta të verës? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Sa ujë duhet të konsumojmë gjatë ditëve të nxehta të verës? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

04/07/2025
Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Valë përvëluese të premten në Kosovë dhe rajon

04/07/2025
Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

03/07/2025
Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

03/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Sa ujë duhet të konsumojmë gjatë ditëve të nxehta të verës? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Sa ujë duhet të konsumojmë gjatë ditëve të nxehta të verës? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

04/07/2025
Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Valë përvëluese të premten në Kosovë dhe rajon

04/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info