Pas kërcënimit me bombë në Kuvendim e Kosovës gjatë paradites, përreth objektit të këtij institucioni është shtuar numri i policëve dhe është bërë shtimi i masave të kontrollit për të qëndruar në oborr të Kuvendit dhe për të hyrë brenda.
Për të qëndruar në oborr të Kuvendit është shtuar kontrolli i parë, e pastaj edhe për rë hyrë brenda edhe njëherë.
Në orën 20:00 pritet që të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës ku për të 42-tën herë me radhë do të bëhet përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, raporton Kallxo.com, transmeton Periskopi.
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka deklaruar se në bazë të kontrollit deri më tani, del që kërcënimi me bombë në Kuvendin e Koosovës ka qenë i rrejshëm.
“Sipas rezultateve nga kontrollet që janë bërë deri më tani kërcënimi ka qenë i rrejshëm”- tha ai për media.