I shoqëruar nga trajneri i ri, Massimiliano Allegri në konferencë, Tare foli rreth situatës së yllit shqiptar të Club Brugget, për të cilin thuhet se gjatë kësaj jave mund të përfundojë në San Siro.
“Unë nuk e shfrytëzoj rastin të flas për ‘merkaton’ në konferencë për shtyp. Është një situatë që e njihni tashmë dhe në të cilën gjendemi. Është fakt që ai dëshiron të vijë në Milan. Dëshira e tij është kjo, që të luajë për këtë skuadër. Por, në këtë moment duhet t’i respektojmë dinamikat e një klubi tjetër, me të cilin ai ka kontratë”, deklaroi fillimisht Tare.
“Më duhet ta nënvizoj se e kemi bërë një ofertë të madhe, edhe për respektin e historisë së klubit dhe të futbollit belg. Uroj që historia të mbyllet me një fund të bukur për Milanin dhe për lojtarin”, përfundoi Tare.
Milani i ofron 35 milionë euro për përfaqësuesin zviceran, ndërsa Club Brugge i kërkon 35 milionë plus bonuse.
Palët nuk janë larg dhe gjatë kësaj jave mund të konkretizohet ky transferim. /Periskopi/