Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Sot pasdite rrebeshe shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 kmh”-Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve për kujdes

Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët për ndryshimet e motit që pritet të ndodhë dhe për rreziqet potenciale që mund të paraqesin erërat e forta, rrëbeshet e shiut e rrufetë.

Valon Arifi by Valon Arifi
08/07/2025
in Lajme
0
“Sot pasdite rrebeshe shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 kmh”-Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve për kujdes
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna iu ka kërkuar qytetarëve që të rrinë të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë, të sigurohen objektet e jashtme që mund të mund të dëmtohen nga erërat, si dhe të mos parkohen nën pemë.

“E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h. Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm. E enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht”, ka shkruar Komuna e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Qytetarët e Kryeqytetit – Ndryshim i Motit dhe Parashikim për Rreziqe të Mundshme

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton qytetarët e Prishtinës se pas një periudhe të zgjatur me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë, pritet një ndryshim i fuqishëm i kushteve atmosferike, i cili do të ndikojë edhe në vendin tonë.

Sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si:

• Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze.

📌 Në Kryeqytet:

E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.

Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.

E enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.

E premtja, vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C.

Rekomandime për qytetarët e Prishtinës:

• Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare

• Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë

• Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era

• Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit

• Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është në gatishmëri dhe në koordinim me të gjitha shërbimet e reagimit për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve. Do të vazhdojmë të ju informojmë në kohë reale për çdo zhvillim.

Related

Previous Post

Vdes 40 vjeçarja nga Maqedonia e Veriut në magjistralen Suharekë – Shtime

Next Post

Kërquki paralajmëron: Sonte e publikojmë videon e plotë që s’u transmetua kurrë – Agoni u mbyt nga policët

Next Post
Kërquki paralajmëron: Sonte e publikojmë videon e plotë që s’u transmetua kurrë – Agoni u mbyt nga policët

Kërquki paralajmëron: Sonte e publikojmë videon e plotë që s’u transmetua kurrë – Agoni u mbyt nga policët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.