Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Mbi 1 mijë ankesa kundër policëve gjatë vitit të kaluar, shumica për sjellje ‘të rëndë diskredituese’

Ankesat për sjellje të pahijshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk janë të rralla. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës pranoi mbi 1.300 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, disa prej të cilave kishin të bënin me tejkalim të autorizimeve dhe përdorim të tepërt të forcës.

09/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Mbi 1 mijë ankesa kundër policëve gjatë vitit të kaluar, shumica për sjellje ‘të rëndë diskredituese’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të dhënave të Inspektoratit Policor të Kosovës, pothuajse gjysma e ankesave ndaj policisë gjatë vitit të kaluar, ishin ndaj zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

Pas saj u renditën Peja dhe Ferizaj me numër më të vogël, por ende të konsiderueshëm të ankesave.

Trendi i ankesave ndaj policisë duket se po vazhdon të rritet edhe gjatë vitit 2025.

Në gjysmën e parë të vitit, Inspektorati ka marrë qindra ankesa të reja, që tregojnë se besimi i qytetarëve ndaj sjelljes së policisë mbetet i brishtë.

Pavarësisht këtyre ankesave, ministri në detyrë, Sveçla, përsëriti se Policia e Kosovës vazhdon të mbetet një institucion i besueshëm dhe profesional, i përkushtuar ndaj shërbimit të qytetarëve.

Miftaraj nuk pajtohet plotësisht, duke argumentuar se ndryshimet në politikat për shkollimin dhe trajnimin e policëve, janë duke sjellë sfida serioze në këtë institucion.

Ai thotë se rastet e sjelljes jo të duhur nuk mund t’i atribuohen gjithë policisë, por se janë shenja të një problemi në rritje.

“Ato duhet të merren si shkak për të ndërtuar strategji, për të ndërtuar politika, për të rritur llogaridhënien dhe për të rritur përgjegjshmërinë e policëve, që të mos vijmë në situata si ajo me 27-vjeçarin që gjeti vdekjen”, thotë Miftaraj.

Në nëntor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi se trajnimi për policët e rinj në Kosovë zgjat vetëm tre muaj – më pak se në çdo vend tjetër të rajonit.

Policia e Kosovës tha atëkohë se ky ndryshim është bërë më shumë se një vit më parë, duke e përshtatur kohëzgjatjen e trajnimit nga gjashtë në tre muaj, për shkak të “nevojave dhe kërkesave operative”.

Miftaraj thotë se çështja e përgatitjes së policëve duhet të merret më seriozisht, pasi përgatitja e mangët profesionale ndodh që reflektohet pastaj në terren.

Ai shton se shumë nga mekanizmat e brendshëm në Policinë e Kosovës, që supozohet t’i adresojnë sjelljet e pahijshme të zyrtarëve, janë pa ndikim real.

“Mosndëshkimi i atyre policëve (që tejkalojnë përgjegjësitë) bën që të përsëriten rastet e tilla”, thotë Miftaraj.

Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme. Megjithatë, duket se masa disiplinore merren për një pjesë të konsiderueshme të rasteve.

Related

Previous Post

Shkuan për ta shuar zjarrin, një person ofendon dhe tenton t’i sulmojë zjarrfikësit në Obiliq

Next Post

Rusia lëshon mbi 700 dronë mbi Ukrainën pas premtimit të Trump për dërgim armësh

Next Post
Rusia lëshon mbi 700 dronë mbi Ukrainën pas premtimit të Trump për dërgim armësh

Rusia lëshon mbi 700 dronë mbi Ukrainën pas premtimit të Trump për dërgim armësh

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

09/07/2025
Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

09/07/2025
Aksident në rrugën Muharrem Fejza – Rruga e bllokuar përkohësisht

Aksident në rrugën Muharrem Fejza – Rruga e bllokuar përkohësisht

09/07/2025
Kurti “u rikthehet” xhamive: Premton investim mbi 600 mijë euro në Prishtinë

Kurti “u rikthehet” xhamive: Premton investim mbi 600 mijë euro në Prishtinë

09/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

09/07/2025
Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

09/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info