Sipas tij, nëse nuk ka konstituim deri në herën e 50-të, qytetarët duhet të reagojnë.
Postimi i plotë:
FTESË PËR PROTESTË MASIVE DHE TË QETË
I ka ardhë koha.
Nëse deri te dështimi i 50-të nuk konstituohet Kuvendi – të dielën, më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, ju ftoj të protestojmë bashkë.
Protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, me një kërkesë të qartë:
Të funksionojnë institucionet. Të marrë fund bllokada.
Kjo çështje na përket të gjithëve.
Qytetaria aktive është e domosdoshme.
Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim.
Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm.
P.S.
Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici.
Prandaj, më duhet ta di me kohë:
A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?