Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

U munduan ta rrëmbenin të gjallë, vritet nga Hamasi ushtari izraelit që po drejtonte një ekskavator në Gaza

Valon Arifi by Valon Arifi
10/07/2025
in Lajme
0
U munduan ta rrëmbenin të gjallë, vritet nga Hamasi ushtari izraelit që po drejtonte një ekskavator në Gaza
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ushtar izraelit u vra gjatë përpjekjeve të anëtarëve të Hamasit për ta rrëmbyer atë në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Militantët më pas u munduan ta merrnin edhe kufomën e tij, por u sprapsën nga trupat izraelite, tha të mërkurën ushtria e Izraelit.

Më vonë, ushtari i vrarë u identifikua si Abraham Azulay, 25 vjeç. Ai ishte pjesëtar i forcave rezervë, operues i makinerisë së rëndë në njësitin luftarak të inxhinierisë në Komandën Jugore. Ushtari vinte nga vendbanimi Yitzhar i Bregut Perëndimor, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Azulay ishte martuar vetëm para tre muajve dhe pas vetes i ka lënë bashkëshorten Ruth, prindërit, vëllezërit e motrat.

Sipas një hetimi të ushtrisë izraelite që është duke vazhduar, disa anëtarë të armatosur të Hamasit dolën nga një tunel dhe i sulmuan trupat izraelite në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

Gjatë sulmit, militantët e armatosur u përpoqën që ta rrëmbenin ushtarin Azulay, i cili kishte qenë duke drejtuar një ekskavator.

Ai “u ballafaqua me ta dhe terroristët e qëlluan dhe e vranë” – tha ushtria izraelite.

Anëtarët e Hamasit më pas u munduan që të largoheshin bashkë me kufomën e ushtarit të vrarë, por ushtarë të tjerë izraelitë që po e ruanin zonën hapën zjarr në drejtim të tyre, duke i sprapsur nga përpjekja, sipas ushtrisë izraelite.

Më herët të mërkurën, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se pjesëtarët e armatosur të tij ishin përpjekur që të kapnin një ushtar në pjesën lindore të qytetit Khan Younis, por se “kushtet në terren nuk lejuan një gjë të tillë, prandaj ata e vranë atë dhe ia konfiskuan armën”.

Që nga fillimi i luftës në Gaza e deri më 3 mars 2024, Azulay kishte shërbyer për 66 ditë në forcat rezervë, për ç’gjë u gradua rreshter i klasës së parë.

Azulay ishte ndëshkuar më pas për shkak të dezertimit në forcat rezervë, duke u burgosur dhe duke e degraduar në ushtar të thjeshtë.

Pas ndëshkimit, ai ishte kthyer në forcat rezervë dhe kishte shërbyer edhe për 201 ditë të tjera./Nacionale

Related

Previous Post

Ish-nënkryetari i Kushtetueses: Deputetët e kanë shkelur betimin, mandati mund t’u merret

Next Post

[VIDEO] dhe Dosja e plotë e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

Next Post
[VIDEO] dhe Dosja e plotë e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

[VIDEO] dhe Dosja e plotë e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.