Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Teknologji

Windows 11 kalon më në fund Windows 10 për nga popullaritet

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/07/2025
in Teknologji
0
Windows 11 kalon më në fund Windows 10 për nga popullaritet
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gati katër vitesh nga lansimi, Windows 11 ka arritur më në fund të tejkalojë Windows 10-ën për nga popullariteti, duke u bërë sistemi operativ më i përdorur në desktop.

Sipas të dhënave të fundit nga StatCounter, Windows 11 ka arritur të mbulojë 52% të tregut global të desktopëve, ndërsa Windows 10 ka rënë në 44.59%. Kjo shënon një pikë kthese të rëndësishme për Microsoft-in, pak muaj para se Windows 10 të dalë jashtë mbështetjes zyrtare më 14 tetor 2025.

Ndërkohë që Windows 11 kishte fituar popullaritet në mesin e kompjuterëve për lojëra që nga shtatori i vitit të kaluar, adoptimi i përgjithshëm ishte i ngadaltë për shkak të kërkesave të larta harduerike, përfshirë TPM 2.0 dhe procesorët e rinj të mbështetur.

Edhe pse përditësimi nga Windows 10 në Windows 11 ofrohej falas, shumë kompjuterë të vjetër mbetën jashtë për shkak të këtyre kufizimeve teknike.

Me afrimin e fundit të mbështetjes për Windows 10, Microsoft pritet të intensifikojë fushatat për kalimin drejt Windows 11-ës, duke e pozicionuar atë si të ardhmen e ekosistemit Windows.

Related

Previous Post

ASK: Rritje prej 17.8% e çmimit të energjisë elektrike në qershor 2025

Next Post

Prokuroria Speciale sqaron: Nuk aprovojmë projekte infrastrukturore, por hetojmë dyshimet për keqpërdorime

Next Post
Prokuroria Speciale sqaron: Nuk aprovojmë projekte infrastrukturore, por hetojmë dyshimet për keqpërdorime

Prokuroria Speciale sqaron: Nuk aprovojmë projekte infrastrukturore, por hetojmë dyshimet për keqpërdorime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.