Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Hagë dëshmojnë dy eksperte të mjekësisë si dëshmitare të viktimave në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Në Hagë dëshmojnë dy eksperte të mjekësisë si dëshmitare të viktimave në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot kanë dëshmuar dy eksperte të mjekësisë si dëshmitare të avokatit të viktimave në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Chatherine Nicola-Black, psikiatre dhe eksperte ligjore, dhe Karin Duhne-Prinsen, specialiste e ndikimeve psikologjike të ndalimit dhe traumës, janë të vetmet dëshmitare të ftuara nga mbrojtësi i viktimave në këtë proces.

Në dëshminë e saj, Nicola-Black theksoi ndikimin e mungesës së drejtësisë dhe mbështetjes institucionale mbi shëndetin mendor të viktimave.

“Nga përvoja klinike, mungesa e drejtësisë apo mosnjohja e përvojës personale të viktimave shkakton zhvlerësim emocional, çka e përkeqëson traumën dhe pengon procesin e shërimit,” tha ajo. “Vetë rrëfimi i përvojës traumatike është shpesh një akt terapeutik.”

Nga ana tjetër, Duhne-Prinsen theksoi se ndalimi është një ndër përvojat më sfiduese për individin dhe shpesh lidhet me pasoja të thella psikologjike.

“Sipas studimeve dhe përvojës sonë, personat që kanë përjetuar ndalim e posaçërisht torturë gjatë tij, shfaqin simptoma të rënda dhe të gjata, përfshirë ankth të vazhdueshëm, pagjumësi, shmangie të situatave që kujtojnë traumën, dhe vështirësi në përjetimin e emocioneve pozitive.”

Ekspertet theksuan se ndalimi shoqërohet me humbje të plotë të kontrollit personal, çka e bën përvojën edhe më traumatizuese sesa katastrofat natyrore, për shkak të varësisë ndaj personave që e ushtrojnë atë kontroll.

Raporti i përbashkët i Black dhe Duhne-Prinsen identifikon si pasoja të zakonshme të torturës: kujtime të pavullnetshme të traumës, reagime të forta emocionale, izolim social, frikë kronike, ndjenja faji dhe shqetësime të rënda të shëndetit mendor.

Dëshmia e tyre është pjesë e argumentit të përfaqësuesit të viktimave që synon të dëshmojë dëmin e thellë psikologjik të shkaktuar nga veprimet për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së.

Related

Previous Post

Vdes një person pasi bie nga lartësia pranë hotelit “Grand” në Prishtinë

Next Post

Lille kërkon 20 milionë euro për Edon Zhegrovën – mungon ende një blerës serioz

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Fizikanët bashkëpunojnë me Inteligjencën Artificiale për të zgjidhur një mister kuantik

17/07/2025
Sëmundjet Autoimune: Çfarë Duhet të Dini dhe Si të Lehtësoni Simptomat në Mënyrë Natyrale

Raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në horizont – Kremlini në pritje të përgjigjes nga Kievi

Dogana e Kosovës ndalon një zyrtar doganor dhe një transportues mallrash për kontrabandë dhe shpërdorim detyre

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Fizikanët bashkëpunojnë me Inteligjencën Artificiale për të zgjidhur një mister kuantik

Fizikanët bashkëpunojnë me Inteligjencën Artificiale për të zgjidhur një mister kuantik

17/07/2025
Sëmundjet Autoimune: Çfarë Duhet të Dini dhe Si të Lehtësoni Simptomat në Mënyrë Natyrale

Sëmundjet Autoimune: Çfarë Duhet të Dini dhe Si të Lehtësoni Simptomat në Mënyrë Natyrale

17/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info