Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, bëri të ditur se për datën 18 korrik ishte paraparë dëgjimi i një dëshmitari të propozuar nga Prokuroria, por ai nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë seancë.
Prokurori i shtetit, Naim Abazi, tha se është njoftuar se dëshmitari nuk ka mundur të jetë i pranishëm sot dhe propozoi që seanca të vazhdojë me dëshmitarët e tjerë.
Megjithatë, kryetari i trupit gjykues sqaroi se për sot ishte planifikuar që gjatë gjithë ditës të dëgjohej pikërisht ky dëshmitar, andaj seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të hënën me seancën e radhës./EO/