Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shpërthim nga bombola e gazit në diskotekën “Gate” në Prishtinë – fatmirësisht pa të lënduar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/07/2025
in Lajme
0
Shpërthim nga bombola e gazit në diskotekën “Gate” në Prishtinë – fatmirësisht pa të lënduar
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim është raportuar mëngjesin e sotëm në diskotekën “Gate” në Prishtinë, si pasojë e një defekti në një bombol gazi. Ngjarja është konfirmuar nga vetë lokali, përmes një reagimi zyrtar.

Sipas njoftimit, shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtme të objektit, e cila aktualisht ndodhet në proces renovimi, dhe bombola ishte vendosur përkohësisht aty. Fatmirësisht, incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar dhe as dëme materiale.

Reagimi zyrtar nga “Gate”:

“Shpërthimi i ndodhur ka qenë rezultat i një defekti në një bombol gazi të vendosur përkohësisht, pasi pjesa e jashtme e objektit ndodhej në proces renovimi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Autoritetet përkatëse janë njoftuar menjëherë dhe po kryejnë verifikimet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.”

Menaxhmenti i diskotekës ka njoftuar gjithashtu se puna do të vazhdojë normalisht dhe ftoi klientët që të mos shqetësohen.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollet teknike për të siguruar që nuk ka rrezik të mëtejshëm për stafin dhe vizitorët.

Related

Previous Post

Shkoi për pushime në Shqipëri, nuk u kthye në shtëpi – raportohet i zhdukur një person nga Gjakova

Next Post

Gjuajtje me armë në Ferizaj mes një polici dhe një qytetari – katër persona të ndaluar

Next Post
Gjuajtje me armë në Ferizaj mes një polici dhe një qytetari – katër persona të ndaluar

Gjuajtje me armë në Ferizaj mes një polici dhe një qytetari – katër persona të ndaluar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.