Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn

Valon Arifi by Valon Arifi
22/07/2025
in Lajme
0
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Ky i fundit është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shtuar edhe një akuzë tjetër në dëm të tij, lidhur me hetimin për korrupsion dhe përvetësim të padrejtë pasurie.

Akuzat e fundit të SPAK, të bëra publike më 22 maj, reflektojnë se në fakt Veliaj dyshohet se ka konsumuar edhe një tjetër vepër penale, e cila lidhet me “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sipas një njoftimi zyrtar, SPAK ka caktuar masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme: Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;.

Related

Previous Post

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Next Post

Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës – Çfarë duhet të dini dhe të bëni

Next Post
Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës – Çfarë duhet të dini dhe të bëni

Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës – Çfarë duhet të dini dhe të bëni

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.