Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Krasniqi: Një marrëveshje eventuale VV-Nisma s’i bëjnë 61 vota – Kurti s’e propozon asnjëherë Limajn për Kryeparlamentar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se partia që ai drejton mbetet me qëndrimin e njëjtë për ndërrimin e kandidatit të VV-së për Kryeparlamentar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Valon Arifi by Valon Arifi
23/07/2025
in Lajme
0
Krasniqi: Një marrëveshje eventuale VV-Nisma s’i bëjnë 61 vota – Kurti s’e propozon asnjëherë Limajn për Kryeparlamentar
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas tij, kërkesa e Presidentes Vjosa Osmani dje në Gjykatën Kushtetuese për masë të përkohshme është e drejtë, dhe se shtoi se s’dëshiron të paragjykojë se mund t’i ketë bërë favor dikujt.

“Aktgjykimi i fundit nuk e ka saktësuar se cilat janë pasojat dhe besoj që kjo është arsyeja që Presidentja dje ka nisur një lëndë të re. Ne kemi dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, edhe LDK-ja, dhe deri tani s’kemi marrë një aktgjykim. Kemi pritur shumë që kjo të ndodh para datës 26, që do ta qartësonte pjesën e votimit të fshehtë”, tha Krasniqi.

“Nëse ne nuk arrijmë brenda 30 ditëve, pikëpyetje është nëse kemi drejtë në ditën e 31-të, tha ai.

“Kërkesa për masë të përkohshme është e drejtë. S’dëshiroj me paragjyky me thënë që kjo i ka bërë favor kësaj, atij. E mira do të ishte që ta kishim kry këtë punë që pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, VV-ja të tërhiqej nga shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës. Por, a miratohet apo jo masa e përkohshme, ndoshta deri nesër kemi një përgjigje. Pas asaj do ta shqyrtojmë dhe besoj do të deklarohemi”, tha Krasniqi para gazetarëve.

Sa i përket Kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj për Kryeparlamentar, Krasniqi tha se ia ka thënë edhe këtij të fundit personalisht që Kurti s’e propozon atë.

“Presidentja mendoj brenda kompetencave të saj është munduar ta luaj rolin. Qysh në maj i kam bërë ftesë që ta marrë iniciativën që të na takojë të gjithëve. Edhe këtë lëndë e shoh në kuadër të kësaj. Sa i përket Fatmir Limajt, nuk e besoj që është kandidat, nuk e emëron Albin Kurti, nuk e propozon asnjëherë”, tha tutje ai.

“Edhe një marrëveshje eventuale mes VV-së dhe Nismës nuk i ka 61 vota. Edhe nëse merren vesh nesër ata ende nuk e kanë shumicën minimale”, tha ai.

/Reporteri.net/

Related

Previous Post

Limaj: Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje gjysmake, duam shumicë që e konstituon Kuvendin dhe e formon Qeverinë

Next Post

Rikthehet Hashim Thaçi me një intervistë nga Haga, pas 5 vitesh izolim

Next Post
Rikthehet Hashim Thaçi me një intervistë nga Haga, pas 5 vitesh izolim

Rikthehet Hashim Thaçi me një intervistë nga Haga, pas 5 vitesh izolim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.