Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Disa mënyra si të kujdesemi për trurin, sipas ekspertëve

Valon Arifi by Valon Arifi
23/07/2025
in Shëndeti
0
Disa mënyra si të kujdesemi për trurin, sipas ekspertëve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa jetojmë më gjatë, rreziku për sëmundjet që prekin trurin po rriten. Si mund të vonojmë shfaqjen e simptomave? A duhet të heqim dorë nga çdo kënaqësi, apo ndryshime të vogla mund të bëjnë diferencë? Neurologët do të të japin disa këshilla që mund t’i ndjekësh për të pasur një tru të shëndetshëm.

Kujdesu për shëndetin në përgjithësi

“Të gjitha gjërat e arsyeshme që vlejnë për shëndetin e trupit vlejnë edhe për shëndetin e trurit,” thotë Dr. Suzanne O’Sullivan, neurologe në spitalin e Neurologjisë në Londër dhe autore e librit “The Age of Diagnosis”.

Stërvitu 3 herë në javë

Ka një lidhje të njohur mes aktivitetit fizik dhe shëndetit të trurit, thotë Dr. Richard Davenport, neurolog në Edinburg: “Funksionon në shumë nivele: psikologjik, metabolik, fiziologjik. Gjërat që janë të mira për enët e gjakut janë të mira edhe për trurin,” thotë ai. “Shumë raste të demencës lidhen me enë të dëmtuara gjaku. Aktiviteti fizik na mban në formë.”

Qëndro me një këmbë

“Ka studime që tregojnë se aktiviteti fizik ndihmon jetëgjatësinë e trurit,” thonë ekspertët. “Rekomandojmë të qëndruarit me një këmbë në rutinë, sigurisht, edhe ecja, pasi mbështetet në ekuilibrin e njëanshëm dhe kjo bëhet thelbësore me moshën. Ushtrimet aerobike çlirojnë një substancë që ushqen trurin – faktori neurotrofik që buron nga truri – dhe ushtrimet me rezistencë ndihmojnë muskujt”.

Më pak gjalpë

Kur nuk je i/e sigurt, zgjidh vajin e ullirit! “Zgjidh anti-oksidantë, yndyrna të pangopura dhe shmang mishin e kuq,” thonë ekspertët.
“Ka më shumë studime që tregojnë se dieta mesdhetare është shumë e mirë,” shtojnë ekspertët, duke vijuar: “Kur gatuaj, përdor vaj ulliri, jo gjalpë. Është shumë e lehtë të ndryshohet. Edhe ëmbëlsirat mund të bëhen me vaj ulliri.” Për vegjetarianët dhe veganët, ekspertët sugjerojnë suplemente me vitaminë B12.

Për të shmangur dhimbjet e kokës, pi ujë, jo kafe

“Për dhimbjet e kokës, zgjidhjet janë të njëjta: aktivitet i rregullt, të pish të paktën 2 litra ujë në ditë, të mos konsumosh kafeinë, pa anashkaluar vakte dhe të kesh një orar gjumi të rregullt. Nëse i ndjek këto për tre muaj, dhimbjet tkurren. Të gjitha janë të mira edhe për shëndetin e trurit”, shprehen ekspertët.

Njihu me njerëz të rinj

Shëndeti i trurit lidhet me pasionet, thotë eksperti O’Sullivan, duke sugjeruar që kur ke kohë, të dalësh, të ndjekësh pasionet dhe të bësh miq të rinj.

Mëso diçka të re

Ekspertët thonë: “Instrumentet muzikorë dhe gjuhët e huaja aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Njerëzit që luajnë janë më pak të rrezikuar nga demenca dhe sëmundje të tjera të trurit.

Related

Previous Post

Përse duhet të hani qershi para gjumit? Zbuloni ndikimin që kanë në organizëm

Next Post

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Next Post
Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.