Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dy kosovarë mes të dyshuarve për dhunimin e një 28-vjeçareje në Split

Gjykata e Qarkut në Split të enjten ka caktuar një muaj paraburgim për tre shtetas britanikë, dy prej të cilëve me origjinë nga Kosova, të dyshuar për dhunimin e një vajze 28-vjeçare në një hotel në qytetin bregdetar kroat.

Valon Arifi by Valon Arifi
24/07/2025
in Lajme
0
Dy kosovarë mes të dyshuarve për dhunimin e një 28-vjeçareje në Split
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre miqtë dyshohet se të martën në orët e hershme të mëngjesit, mes orës 5:00 dhe 7:30, e kryen aktin në një dhomë hoteli pranë bregdetit.

“Viktima ka raportuar rastin menjëherë në polici, e cila ka arritur ta ndalojë njërin nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar më vonë dhe janë shoqëruar për hetime penale”, ka njoftuar policia kroate, transmeton “Index”, përcjell Koha.net.

Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes. Ata akuzohen për një vepër të rëndë penale kundër lirisë seksuale.

Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër e rëndë dënohet me burg prej së paku gjashtë muaj deri në dhjetë vjet. /Periskopi/

Related

Previous Post

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

Next Post

Kanella: Kurë natyrale më efektive se ibuprofeni për lehtësimin e dhimbjeve

Next Post
Kanella: Kurë natyrale më efektive se ibuprofeni për lehtësimin e dhimbjeve

Kanella: Kurë natyrale më efektive se ibuprofeni për lehtësimin e dhimbjeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.