Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi ka dhënë detaje nga intervista e realizuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi pak para se të transmetohet.
Kelmendi zbuloi fjalët e fundit të cilat babai ia kishte thënë Hashim Thaçit.
Tashmë i ndjeri, Haxhi Thaçi, sipas Hashim Thaçit, vdiq me idenë që ky i fundit së bashku me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, u liruan nga Dhomat e Specializuara, duke mos e kuptuar se djali i kishte ardhur vetëm për vizitë.
“Kjo është intervistë është e gjatë, ndoshta më e gjata se intervistat që i kemi të zakonshme në Rubikon, do të jetë rreth 1 orë e 25 minuta, flasim për gjithçka. Kemi filluar me kohën që u nda nga jeta babai i tij, vizita që u lejuan e nuk u lejuan, emocionet e tij, detajet që do ta prekin secilin, një relacion i një djali të munguar i cili për ideal është ndarë herët nga familjarët. Si janë sjell prindërit me të, si e kanë këshilluar, çka i kanë thënë, a janë frikësuar se do ta humbin edhe djalin, detaje kur është takuar me babanë. Madje po e zbuloj edhe ekskluzivisht këtu kur babai i kishte thënë në orët e fundit, e kishte pyetur se “a u ktheve me shokët”. Ka kujtuar se janë kthyer të gjithë dhe Thaçi në ato rrethana i kishte thënë “po”. Ai ishte gëzuar që ata ishin kthyer”, tha Kelmendi.