Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rusia akuzon Merzin e Gjermanisë: Po e militarizon vendin, arsye serioze për shqetësim

Valon Arifi by Valon Arifi
24/07/2025
in Lajme
0
Rusia akuzon Merzin e Gjermanisë: Po e militarizon vendin, arsye serioze për shqetësim
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia ka akuzuar kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz, për ndjekjen e një rruge të “militarizimit” duke e cilësuar këtë një zhvillim shqetësues.

Sipas Reuters, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në konferencën e saj javore për shtyp ka deklaruar se Gjermania ka ndjekur një politikë të hapur armiqësore ndaj Rusisë vitet e fundit, dhe se Merz po përshkallëzon retorikën anti-ruse “literalisht çdo ditë”.

“Kjo retorikë po bëhet gjithnjë e më agresive dhe militante. Ne besojmë se kursi që ai ka zgjedhur për të përshkallëzuar marrëdhëniet me Rusinë, paralelisht me militarizimin e detyruar të Gjermanisë, është një arsye serioze për shqetësim – para së gjithash për vetë qytetarët e Gjermanisë,” ka thënë Zakharova.

Kujtojmë se Merz, një konservator që mori detyrën në maj, ka mbajtur një qëndrim më të ashpër në mbështetje të Ukrainës sesa paraardhësi i tij socialdemokrat Olaf Scholz, dhe ka premtuar rritjen e presionit ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

E nën drejtimin e tij, Gjermania synon të rrisë shpenzimet për mbrojtje deri në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2029, pasi sapo ka arritur objektivin e mëparshëm të NATO-s prej 2% në vitin 2024./Periskopi/

Related

Previous Post

Franca kërkon lirimin e Igor Popoviqit: Çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë rifillimin e dialogut

Next Post

Rohde me kolegë, nesër prezentë në seancën e fundit konstituive para skadimit të afatit kushtetues

Next Post
Rohde me kolegë, nesër prezentë në seancën e fundit konstituive para skadimit të afatit kushtetues

Rohde me kolegë, nesër prezentë në seancën e fundit konstituive para skadimit të afatit kushtetues

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.