Mërgimtarët që po udhëtojnë drejt Kosovës po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare, veçanërisht në pikën e kalimit në Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për të dalë nga territori i shtetit fqinj arrin deri në një orë.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, hyrja në Kosovë nga kjo pikë kufitare aktualisht kërkon rreth 10 minuta pritje.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për të hyrë në Kosovë kapin deri në 15 minuta.
Në pikat tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë, me fluks më të vogël udhëtarësh dhe pritje minimale.