Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Burri i motrës së deputetes Fitore Pacolli në krye të organizatës që përfitoi fonde publike – LDK kërkon sqarime

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/07/2025
in Lajme
0
Burri i motrës së deputetes Fitore Pacolli në krye të organizatës që përfitoi fonde publike – LDK kërkon sqarime
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka ngritur akuza të reja në drejtim të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, lidhur me fondet që organizata “Defy Them” ka përfituar nga Qeveria e Kosovës.

Pacolli ka mohuar përfshirjen e bashkëshortit të saj në organizatë, duke thënë se ai është larguar prej dy vitesh dhe ka cilësuar akuzat si shpifje. Por Guri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar transparencë për drejtimin aktual të organizatës.

Sipas tij, drejtimin e “Defy Them” aktualisht e ka marrë Kombëtar Uskana — bashkëshorti i Shqipe Uskanës, motrës së deputetes Pacolli.

“Edhe nëse fondet nuk i ka përfituar burri yt, i ka përfituar burri i motrës tënde”, shkruan Guri, duke e përfunduar reagimin me thirrjen: “Fitore, kthej paret – cent më cent!”

Ai kërkon që VV të japë llogari për mënyrën se si po shpërndahen fondet publike dhe lidhjet familjare të përfitueseve me zyrtarë të lartë politikë.

Related

Previous Post

“Nuk ka bir nane që mund të më largojë nga PDK”-Lladrovci i ashpër ndaj kundërshtarëve të tij brenda partisë

Next Post

Përvëlim në horizont – Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë 40°C këtë fundjavë

Next Post
Përvëlim në horizont – Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë 40°C këtë fundjavë

Përvëlim në horizont – Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë 40°C këtë fundjavë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.