Policia e Kosovës ka njoftuar se një 27 vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës në Ferizaj, shkruan Gazeta Metro.
Për vdekjen tragjike të 27-vjeçarit, Triumf Islamit ka shkruar deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj.
Qalaj thotë se pavarësisht pse nipi i tij Triumfi iku shpejt, ai do mbetet gjithmonë në zemra e tyre.
“Edhe pse ike shumë shpejt, kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Qofsh i parajsës, Triumf. U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur”, ka shkruar Qalaj.
Kujtojmë se Triumf Islami vdiq si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës të shtunën në Ferizaj.
Rasti u konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Ai tha se derisa viktima, bashkë me një koleg të tij, kanë qenë duke punuar është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi).
“Dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”./gazetametero.net