Pas një periudhe me komente të shumta rreth performancave të saj, këngëtarja Egli Tako është rikthyer në qendër të vëmendjes me një koncert të mbajtur së fundmi në Drenicë.
E njohur për vokalin e fuqishëm dhe energjinë në skenë, këtë herë Egli u shfaq e mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, teksa interpretoi këngën e ndjeshme “A vritet pafajësia”, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.
Ky koncert vjen pak kohë pasi ajo u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.
Por, në Drenicë, Egli zgjodhi një qasje më solemne dhe emocionuese, duke e lidhur performancën me simbolikën kombëtare dhe ndjenjën patriotike.
Një tjetër moment që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte hyrja e saj para se të fillonte këngën.
Egli nisi një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiume gjatë ndeshjeve futbollistike: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj në kor me brohoritjen e njohur “Q**sha motrën!”.
Kjo skenë u përsërit disa herë dhe ndezi atmosferën në koncert, duke u shpërndarë me shpejtësi në TikTok dhe Instagram.