Gjyqtarët kosovarë po marrin vëmendjen e merituar në ndeshjet e garave të UEFA-së.
Dhe tashmë në ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Conference League, UEFA ka vendosur që t’ju besojë gjyqtarëve si Genc Nuza dhe Mervan Bejtullahut, dy ndeshje respektivish, raporton Indeksonline.
Nuza, do të gjykojë në ndeshjen midis Zilinas dhe Rakoëit, ndërsa Bejtullahu në ndeshjen Gyori Eto-Pyunik.
Kujtojmë se të dyja këto ndeshje do të zhvillohen nesër, me Gyori-Pyunik që zhvillohet në orën 19:30 dhe Zilina-Rakoë në orën 20:30.