Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pritjet se Gjykata do ta zgjidhë krizën, Hargreaves: Partitë duhet të bëjnë kompromis, ky është thelbi i problemit

Valon Arifi by Valon Arifi
31/07/2025
in Lajme
0
Pritjet se Gjykata do ta zgjidhë krizën, Hargreaves: Partitë duhet të bëjnë kompromis, ky është thelbi i problemit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend, duke e cilësuar atë si më serioze sesa perceptohet.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën nga Radio Gorazdevac, diplomati britanik theksoi rëndësinë e momentit aktual dhe vlerësoi se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.

“Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara,” u shpreh Hargreaves.

Ai foli gjithashtu për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë, duke theksuar për median në gjuhën serbe se ato përbëjnë një mundësi për të gjitha komunitetet – veçanërisht për komunitetin serb – që të shprehin vullnetin e tyre. Ai i inkurajoi ata të marrin pjesë, duke e parë këtë si një hap pozitiv për integrimin e serbëve në jetën institucionale të vendit./Periskopi/

Related

Previous Post

Politika e Klimës: Pse Tranzicioni i Gjelbër Mbetet Fitimprurës për Bizneset

Next Post

Nuk ka pritje të gjata në asnjërën nga pikat kufitare

Next Post
Nuk ka pritje të gjata në asnjërën nga pikat kufitare

Nuk ka pritje të gjata në asnjërën nga pikat kufitare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.